• |
ide | kryesore

Dy alternativa reale të ndryshimit politik

2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Nevoja ulëritëse për ndryshim është një nga pikat ku bien dakord pjesa dërrmuese e qytetarëve. Pothuajse të gjitha sondazhet tregojnë se shumica e shqiptarëve janë pesimist për të ardhmen e vendit. Kjo reflektohet edhe tek largimi masiv i popullsisë, deri edhe me gomone.

Natyrisht kjo nuk do të thotë se qeverisja Rama është me keqja në 30 vitet e tranzicionit sikurse deklaron opozita berishiste. Nuk janë të pakta arritjet e qeverisjes aktuale. Përmirësim në infrastrukturë është i dukshëm, administrimi i Tiranës sot është shumë më i mirë se dje kur kryetar ishte Basha, bashkia e të cilit mbetet ende një mister. Kontrolli i territorit, rilindja urbane në disa qytete turistike si dhe modernizimi i qeverisjes nëpërmjet dixhitalizmit, ndonëse jo perfekt, janë të tjera arritje të qeverisjes aktuale që duhen vlerësuar dhe thelluar në të ardhmen.

E megjithatë, pavarësisht arritjeve të mësipërme, të cilave natyrisht mund ti shtoheshin të tjera, e vërteta e hidhur është se qeverisja aktuale nuk shënon ndonjë thyerje themelore me qeverisjet e mëparëshme apo me problematikën e tranzicionit shqiptar në përgjithësi. E thënë ndryshe, nuk ekziston “rilindja Rama” sikurse mendojnë shumë prej admiruesve të kryeministrit. 

Pas 10 vitesh të qeverisjes Rama Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e fundit, në rajonin e fundit të Evropës, për sa i përket të ardhurave për frymë dhe nivelit të korrupsionit, në një pozicion të ngjashëm me vitin 2013 kur Rama erdhi në pushtet.

Tabela poshte. Të ardhurat për frymë në vitin 2013 dhe 2021 (në dollar amerikan)

Burimi: Banka Botërore: (lexo ketu

Tek të ardhurat për frymë vazhdojmë të jemi vendi i parafundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Kosovën. Jemi pra në të njëtin pozicion që ishim në vitin 2013. Ndërkohë për nivelet e korrupsionit vazhdojmë të kryesojmë në Ballkan duke lënë pas edhe Kosovën.  

Tabela poshte. Indeksi i Perceptimit të korrupsionit, 2021

Kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk është zhvilluar gjatë qeverisjes Rama. Ama nuk kemi të bëjmë me ndonjë mrekulli zhvillimore që e dallon atë nga qeveritë e mëparëshme, të paktën për sa i takon të ardhurave për frymë. Shiko Tabelën 3.

Tabela poshte. Krahasimi i rritjes së PPB-së, (Prodhimi i Përgjithshëm Bruto) për kokë mes qeverive Berisha dhe Rama (në dollar amerikanë)

Burimi: Banka Botërore: (lexo ketu) 

Rritja e PPB-së gjatë 8 viteve të qeverisë Rama është pak më e vogël se ajo e qeverisë Berisha si pasojë e pandemisë covid, përndryshe ka shumë mundësi që në të dy periudhat e qeverisjes të kishim ritme identike të rritjes së të ardhurave për frymë. 

Natyrisht në këtë pikë mbështetësit e kryeministrit do më thonë se Rama është shumë më mirë se Berisha dhe Meta. Se ai nuk të vret në shesh kur proteston. Ndërkohë që korrupsioni i qeverisjes aktuale nuk është as bërthomor dhe as me bllok në dorë si ai i Berishës dhe Metës.  

E megjithatë arësyetimi mësipërm nuk mund të fshehë faktin se qeverisja aktuale vuan nga të gjitha simptomat e rënda të tranzicionit shqiptar. Korrupsioni, keq-qeverisja, autoritarizmi, dhe kapja e shtetit, që kanë qenë prezent në të gjitha qeveritë e mëparëshme, jo vetëm vazhdojnë, por janë thelluar. 

Llogjika e marrëdhënies së ekzekutivit me pronarët biznesmen të mediave është identike si në qeverisjet e mëparëshme. Nëse i shërben ekzekutivit mund të jesh mbi ligjin dhe të lejohen shkelje që një qytetar të thjeshtë do ta çonin në burg. Nëse përplasesh me Maliqin atëherë je nën ligjin dhe nuk të respektohen as disa të drejta bazë që i njihen edhe qytetarit të thjeshtë. Ky ishte rasti i përplasjes mes qeverisë Rama dhe biznesmenit Hysenbelliu prona e të cilit u shkatërrua në mënyrë flagrante pa pritur as vendimin e gjykatës.

Po kështu administrata publike shqiptare, që është vetë shpirti i shtetit, nuk është aspak më transparente dhe më meritokratike sot sesa dje. Ajo vazhdon të jetë thellësisht e politizuar. Reduktimi i ekzekutivit, i administratës publike dhe i legjislativit në një zgjatim të egos së kryeministrit është theksuar më shumë se kurrë. Për të kuptuar këtë mjafton të shikosh se tek Partia Socialiste sot nuk mbijnë më politikanë, por vetëm adhurues të shefit.

Lexo me tej: 

Polemika/ Kush ka të drejtë për regjimin, Lubonja apo Kajsiu? 

Ndërkohë nga zhvillimi ekonomik i qeverisjes aktuale përftojnë një grup gjithnjë e më i reduktuar njerëzish. Kjo reflektohet se pari tek fakti se gjatë qeverisjes aktuale Shqipëria vazhdon te jetë vendi me përqindjen më të lartë të popullatës në varfëri, ose që rrezikon varfërinë, në rajon dhe më gjerë (shiko ketu ). Së dyti, mjafton të shikosh hendekun që thellohet mes rrogës mesatare dhe çmimit të apartamenteve në Tiranë dhe në qendrat urbane kryesore të vendit (shiko ketu). Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e pabanueshme jo vetëm për shtresat në nevojë, por edhe për shtresat e mesme dhe për të rinjtë që nuk blejnë dot një apartament jo në qendër, por as në periferinë e Tiranës. 

Në këto kushte nuk është çudi që shqiptarët po votojnë me këmbë duke u larguar nga Shqipëria. Natyrisht që ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar dhe as pasojë thjesht e qeverisë Rama. Largimi është një plagë që po e vuan e gjithë Evropa Lindore dhe Jugore. Ky është fakt dhe në këtë pikë kryeministri Rama ka të drejtë.

Ama është gjithashtu fakt se dëshira për tu larguar nga Shqipëria është shumë me madhe krahasuar edhe me vende fqinjë  të ngjashme me ne si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia (shiko ketu). Tek gomonet që shkojnë në Angli nuk gjen Malazez, Maqedonas apo Serb, por gjen plot shqiptarë. 

E njëjta gjë ndodh me rekordin e azil-kërkuesve në BE dhe Angli që në rajon dhe Evropë mbahet nga Shqipëria. Nuk kemi të bëjmë me rastësi, por me një fenomen që pasqyron dëshpërimin dhe mjerimin ku ndodhet një pjesë e mirë e popullësisë shqiptare. 

Të baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës

Është një realitet që qeverisja aktuale nuk e percepton dot sepse ajo e sheh Shqipërinë me sytë e ndërtuesve dhe biznesmenëve të mëdhenj të cilët përfitojnë nga rritja stratosferike e çmimeve, dhe jo me sytë e qytetarit të thjeshtë. Ndaj kryebashkiakut Veliaj i duket çudi që qytetarët e qajnë në vend që ta festojnë rritjen e çmimit të apartamenteve në Tiranë. 

Për të njëjtën arësye prioritetet e qeverisë Rama janë gjithnjë e më larg interesave të shumicës së qytetarëve dhe në funksion të një pakice të kamur. Në Kukës, Vlorë, Durrës dhe Sarandë propozohen aeroporte, porte jahtesh dhe marina luksoze, ndërkohë që asnjëri nga këto qytete nuk ka një stacion autobuzi të hajrit, për atë shumicë qytetarësh që nuk mund të udhëtojnë me jahte apo avion nga Durrësi në Vlorë. Pa folur për lukse si një sistem shëndetësor funksional me mjekë dhe mjeke të mjaftueshëm që nuk gjinden as në Sarandë. 

Problemi nuk është tek ndërtimi i aeroporteve, marinave apo porteve të jahteve, por tek idea se këto investime luksi zgjidhin papunësisë dhe varfërinë tonë. Për të kuptuar sa e gabuar është kjo strategji mjafton të shikosh aeroportin e Kukësit dhe “zhvillimin” që ka sjellë për zonën. Shumica e të rinjëve që po udhëtojnë me gomone janë pikërisht nga zona e Kukësit.  

Nuk kemi të bëjmë thjesht me korrupsion por me një mungesë të plotë të një vizioni zhvillimor koherent. Nga njëra anë qeveria deklaron turizmin si prioritet dhe bën investime të mëdha infrastrukturore në gjirin e Vlorës për këtë qëllim. Nga ana tjetër po tek ky gji me plazhe, flora dhe fauna të mrekullueshme çon dy tece nafte që për të punuar duhet të djegin qindra mijëra ton mazut. Po te ky gji planifikon ndërtimin e platformave të mëdha për shkarkimin e gazit të lëngëshëm që mund të hedhin në erë gjithë investimin turistik.   

E njëjta rrumpallë vihet re tek menaxhimi i integruar i mbetjeve, një nga problemet themelore të vendit. Qeveria Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me riciklimin si prioritet. Ndërkohë sot prioritet është incenerimi edhe pse realisht mbetjet as nuk digjen por thjesht groposen. Ndërkohë nuk ka asnjë strategji për zhvillimin e industrisë së ricklimit në vend të asaj të incenerimit. 

Qeverisja aktuale nuk ndjek ndonjë vizion zhvillimor të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës apo afatgjatë. Ajo ndjek thjesht humorin e kryeministrit që është njëkohësisht administrator, arkitekt, koreograf, gazetar, analist, artist, diplomat dhe politikan. Nuk është rastësi që profili dominues i ministreve dhe ministrave është “lepe-peqe”, pa mohuar aftësitë e tyre profesionale.

Për të gjitha këto arësye, e shumë të tjera që nuk kemi hapësirë ti rrjeshtojmë këtu, nevoja për ndryshim është ulëritëse tek shumica e shqiptarëve. Ama ky ndryshim nuk mund të vijë aspak nga zëvendësimi i qeverisë Rama me qeverinë Berisha-Meta. Të gjitha fenomenet e shëmtuara që janë përkeqësuar gjatë qeverisjen Rama, që nga korrupsioni, kapja e shtetit, kapja e bregdetit, varfëria apo hapësira mediatike e deformuar, janë prodhuar gjatë qeverisjes Berisha -Meta. 

Andi Bushati: Nuk është mëkat të votosh për të “baraslarguarin” Arlind Qori 

Thellimi i këtyre fenomeneve nuk është pasojë e karakterit të degjeneruar të Ramës apo Veliajt, siç propogandon papushim opozita aktuale. Është produkt i vetë llogjikës së një rendi politiko-ekonomik pervers ku politika, biznesi dhe media janë pjesë e të njëjtit kazan, për të përdorur terminologjinë e Ramës. Qeverisja aktuale ka degraduar sepse prej kohësh po ushqehet dhe po monopolizon gjellën e këtij kazani korruptiv.

Opozita Berisha/Meta jo vetëm nuk duan, por as nuk munden, ta ndryshojnë gjellën e kazanit media-politikë-biznes. Ata thjesht duan pjesën e tyre të racionit që Rama ia ka zvogëluar shumë. E thënë ndryshe, rikthimi i opozitës Berisha – Meta në pushtet konsolidon rendin aktual, ndaj jo vetëm nuk i jep fund por e thellon edhe më tej kapjen e shtetit, korrupsionin, varfërinë dhe defomimin mediatik ekzistues. 

Një pushtet ku Meta është President dhe Berisha kryeministër nuk eleminon “regjimin Rama”, që në fakt është regjimi “Rama-Berisha-Meta”. Përkundrazi, rikthimi i Berishës dhe Metës në pushtet nesër, edhe sikur të ndodhë, është thjesht një standart që riciklon Ramën pasnesër. 

Le të imagjinojmë për një moment që opozita e bashkuar apo e shkrirë Berisha-Meta fiton zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Le të imagjinojmë se Meta “mbetet” një politikan parimor dhe i ndershëm që nuk ia dredh Berishës për të formuar qeveri me Ramën në vitin 2025 nëse PS-ja del parti e parë, por jo shumicë parlamentare. Le të imagjinojmë se Berisha bëhet kryeministër dhe Meta president, ndërkohë Rama dhe PS-ja dalin në opozitë. 

Në këtë skenar nuk ka asnjë arësye që Rama të tërhiqet nga politika. Standarti që ka vendosur rikthimi i Berishës dhe Metës në vitin 2025 garanton që Rama të rikthehet në vitin 2029 apo në 2034 në mënyrë direkte apo indirekte, me Lulëzim Bashën e rradhës.

Me siguri edhe atëherë do ketë plot zëra që me të drejtë do na thonë se pas katër, apo tetë, vitesh qeverisje Meta-Berisha duhet zëvendësuar me qeverinë Rama-Meta pasi opozita Rama është bërë e keqja më e vogël. E kështu avazi i riciklimit të së njëjtës klasë politike apo i zgjatimeve të tyre bashiste mund të vazhdojë pafund pa ndryshuar aspak rendin ekzistues, politik, mediatik dhe ekonomik. 

Në këto kushte ka vetëm dy alternativa reale për ndryshim. E para është reformimi i opozitës aktuale përtej berishizmit dhe metizmit. Vetëm një Parti Demokratike që distancohet nga berishizmi dhe metizmi si fenomene anti-demokratike dhe korruptive mund të ofrojë një ndryshim real politik. Pa reformim të opozitës sot nuk mund të ketë reformim të pushtetit nesër.

Alternativa e dytë është votimi për aktorë të rinj politik që nuk janë përgjegjës për gjendjen e mjeruar ku ndodhet demokracia jonë. Aktorë të tillë ka plot si majtas edhe djathats. Natyrisht disa prej tyre, si Lëvizja Bashkë dhe kandidati i saj Arlind Qorri, nuk mbulohen nga mediat tona që janë të interesuara në riciklimin e të njëjtës klasë politike me të cilën bëjnë pazare prej kohësh. Struktura e pronësisë së medias shqiptare është e tillë që nuk i intereson rinovimi por riciklimi i klasës ekzistuese politike me të cilën flejnë prej kohësh në të njëjtin shtrat. 

Pra thelbi i sfidës me të cilën përballet demokracia shqiptare është renovimi i klasës politike. Kriza kryesore e demokracisë sonë sot nuk është putinizmi apo diktatura por mungesa e renovimit politik që prodhon mungesë të theksuar të alternativës politike. Shqipëria sot ka demokracinë me ofertën politike më të varfër, qoftë në rajon qoftë në Evropë. 

Të zgjedhësh mes Ramës dhe Berisha/Metës sot është si të zgjedhësh mes vdekjes së qetë me injeksion nga specialistët në spital dhe një vdekje të dhunëshme me levë kokës në bulevard. Natyrisht shumica zgjedhin të parën. Ama të dyja alternativat prodhojnë të njëtin rezultat, vdekjen e demokracisë shqiptare.

Në këto kushte debatet e aktuale nëse Rama është më i keq apo më i mirë se Berisha dhe Meta, nëse qeverisja e Ramës është putiniste apo demokratike, apo nëse Rama përmbyset me revolucion apo me zgjedhje janë periferike. Interesante nga pikpamja intelektuale, por nuk ofrojnë zgjidhje. Thjesht zhvendosin vëmendjen nga sfida themelore me të cilën përballet demokracia shqiptare: renovimi dhe pasurimi i oftertës politike. 

Replikë me Lubonjën: Mbi rrëzimin dhe legjitimin e “regjimit” Rama

Edhe teza më ekstreme se qeverisja e Ramës është një regjim diktatorial që mund të përmbyset vetëm me revolucion (me të cilën personalisht nuk jam dakord) prodhon si konkluzion domosdoshmërinë e rinovimit të klasës politike.  Opozita aktuale Berisha-Meta është krejtësisht e paaftë të frymëzojë, udhëheqë dhe triumfojë në një revolucion anti-Rama. Berisha dhe Meta mund të bëjnë rotacion por kurrësesi ndryshim dhe aq më pak revolución. 

Ndaj dy janë detyrat e çdo intelektuali, gazetari, analisti, aktivisti apo aktivisteje të shoqërisë civile që kërkon ndryshimin e regjimit politik aktual dhe demokratizimin e vendit. Së pari, ti rezistojë degradimit të qeverisjes aktuale duke denoncuar dhe protestuar korrupsionin dhe keq-qeverisjen që nga incenreatorët deri tek tecet lundruese në Vlorë, apo kapjen e bregdetit në jug. Pikërisht në këto beteja do formësohet gradualisht ndërgjegja dhe oferta e re politike. 

Së dyti, kushdo që kërkon ndryshim real duhet ti ftojë dhe ndërgjegjësojë shqiptarët që të votojnë ose për një opozitë të de-berishizuar dhe të de-metizuar ose për aktorë të rinj politik (demokratik) që nuk janë përgjegjës për krizën e demokracisë sonë dhe për zbrasjen e përditëshme të Shqipërisë. Alternativë tjetër nuk ka!

©Shkrim i shkruar enkas per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu



37 Comments

  1. Kajsiu si pena me brilante e gazetarise shqiptare dhe me gjere ka plotesisht te drejte qe ndryshimi

    nuk vjen nga e ashtuquajtura opozite e strehuar tek partia e Metes edhe pse ka shumicen dermuese te

    elektoratit opozitar edhe pse sukseset me te medha e te prekshme te paskomunizmit jane realizuar

    nen udheheqjen e Berishes. Por fakti mbetet dhe eshte kokeforte. Rama megjithese eshte i zhytur ne

    korrupsion, megjithese ka vjedhur zgjedhjet, megjithese ka korruptuar kryeagjentin e FBI, prapseprap\

    gezon mbeshtetjen e amerikaneve, cfare duan me teper shqiptaret qe te votojne Ramen e jo Berishen

    e shpallur nongrata. Alternativa e vetme e Rames mbetet opozita konstruktive, properendimore dhe

    antiberishiste e z. Alibeaj etj pavaresisht se nuk ka elektoratin opozitar por sic tha vete kandidati per

    Tiranen Roland Bejko edhe neqoftese nuk do marri asnje vote atyre u mjafton perkrahja e Amerikes.

    Kjo tregon per vizionin properendimor te kesaj opozite qe po mban larg pushtetit nongratat.

    Per Shqiperine eshte e domosdoshme qe qe Rama dhe PS te qendrojne ne pushtet te pakten edhe

    4-5 mandate qe ti coje reformat deri ne fund si dhe me ndihmen amerikane te forcohet opozita e

    Alibeaj e Bashes pasi deri atehere mbeshtetesit e Berishes nen trysnine e pushtetit do jene larguar

    te gjithe nga Shqiperia dhe paqja e harmonia do te mbreterojne dhe vendi do te lulezohet.

    1. Kajsi pjeshke e kalbure nga perdhunimi ne te gjitha vrimat….
      Pu pu pu c’a vemje pragqire????
      Po ku i pe veprat dhe punet e mira te narkomanit me haremin e tija pervers ooooo bir bushtre????

    2. Roland Bejko është jo Cekja i Beratit, por Cekja i Lazaratit, që ashtu si Alibeu e ca të tjerë, janë drejtues kalimtarë të PD së pakicës.

      Mbështetja nga jashtë nuk mjafton për të bërë parti politike, ndërkohë që brenda vendit nuk të besojnë e nuk të mbeshtesin, por dorëhiqen edhe ata që ke rrotull.

    3. Ky i paloqja i ores 19;40 ben anal – istin pas ketij llapes kajsia qe shkruan pa fund e pa llogjike per problemin qe pretendon ! Siç duket Hysenbelliu ja mbylli deren dhe eshte shitur tek Lapsi! Qellimi nuk se ndryshon: Vzhdon te beje qenin qe leh per kocken qe i hedh ridhjreja,…. le lehe e te pertype e ripertype ato qe thote kunder gjoja opozites antiameriqene!

  2. Po nga vjen o i paemër.Mendon ti që Partia që rrëzoi diktaturën të zëvendësohet se ke qef ti.A jeton në realitet ti apo hajde ti këpus një shkrim dhe të vazhdohet me postulatin që Rama i keq është por nuk ka PD!!! Çfarë duhet të bënte PD reale që hynte në zgjedhje kur shteti monist ju kundërvu me të gjitha institucionet përfshi gjykatën.Dhe për ironi mbështetur nga ca marksistë amerikane.Ajo luftën e saj do t’a vazhdojë derisa liria,demokracia dhe shteti i së drejtës të rikthehet.

    1. PD ka marr fund pavarësisht përpjekjeve të Ramës për t’a mbajtur gjallë!

      Nuk ekziston një qytetar i ndershëm që edhe pse neverit Ramën dhe Ps të votojë vemjet e pedes apo Floririn.

      Keni për t’a parë si do dilni!

      Doni të qeverisni sërisht Shqipërinë ju, që vizioni juaj kur keni mos marrveshje përmblidhet vetëm tek “druri”.

      Nuk ju sheh dot më njeri me sy, duhet të ishit shpallur parti e jashtëligjshme që në ’97.

  3. keto ide jane te sterthena e sterthena…..qe ne cdo kohe qe behen jane fresk per pushtetin ekzistues. Nese deshiron qe te ike Berisha apo Meta dil ne skene dhe krijo mbeshtetes ti Kajsi apo kushdo qe kerkon opozite te re majtas dhe djathtas le te gjejne grupime qytetaresh qe i duan dhe i mbeshtesin. Persa kohe Berisha dhe Meta jane idhuj te gurpimeve qytetare jane jo te mencur por thjesht duan te konfuzojne te paditurit…te cilet perseri nuk i simpatizojne keta lloj orakujsh qe kerkojne dhe ju thone ikni ju se ne nuk fitojme sa kohe jeni ju ne skene…..hhaaaaaa….haaaaa

    1. E kam thene edhe ne komente te tjera mendimin tim per pikepamjet ( dizinformimin e qellimshem) te Kajsise ne sherbim te pushtetit.Ky eshte nje tjeter Lorenc Vangjel qe duke bere ca kritika qeverisjes me te keqe qe ka patur Shqiperia qe nga pavaresia del si konkluzion qe fajin perseri e paska Berisha per gjendjen ku ndodhet vendi. Nuk di se sa pension marrin prinderit e Kajsise por mesatarja mujore eshte vetem $100 . Beje nje kalkulim i nderuari intelectual ( qe per mua nuk je ti apo te gjithe te tjeret si ti qe i lepihen pushtetit , njelloj si intelectualet e fashizmit pavarsish titujve qe mbanin,perfshi edhe ata te komunizmit) e na thuaj ne nje artikull tjeter a i dalin ato $100 te qelbura per ilace apo jo. Ju jeni vemje ( me falni per gjuhen e pa pershtatshme) , ju nuk jeni intelectuale! Ne shqiptaret duhet te presim Mesine (Jezu Krishtin) se Berisha Meta apo opozitaret e tjere nuk jane engjej keshtu deri sa te vije nje Mesi e re le te na rjepin e shqelmojne nga vatani “ rilindasit “ e tu te dashur .Kur thashe pak me lart se eshte qeverisja me e keqe e Shqiperise qe kur u krijua shteti shqiptar nuk fola ne tym, nuk jam nga ata qe vetem e nxijne kundershtarin.Askush nuk e grabiti kete vend si keta . Ku jane pronat shteterore, te ushtrise, etj … A u shperblyen me to pronaret e dikushem te grabitur e burgosur nga diktatura? A u shperblyen te burgosurit qe ndertuan urina , thane keneta e ngriten hidrocentrale e nxoren minerale per 50 vjet? A e di ti zoti “ intelektual “ qe po te ishe vertet i tille duhet ta dije qe te pushkatuarit nga diktatura i u njohen vete 8 vite shperblim, po e vertete 8 vite me nje pagese ditore 2 mije leke te reja ne dite ( me pak se $20 ) e nga ato nuk kane mare as 1/4 e tyre edhe pas 30 vjetesh se bashku me te butgosurit e tjere por pronat u jepen falas “ investitoreve strategjike “ burravet te ministrave e ti.. Po Berisha ka nje mal me faje por ato jane si mali i Dajtit krahasuar me Alpet e rilindjes se Rames .Intelectualet duhet ti paraprijne masave me idete e tyre per ndryshimin jo ti futin ne qorsokak . E sa per keto zgjedhje nuk jane per Berishen Meten apo dhe Ramen po deshe jane per ate se kush do jete ai qe do te qeverise qytetin apo fshatin per keto 3 vite. Le te zgjidhet ai qe eshte me i mire , me i ndershem jo hajduti apo krimineli pavarsisht se cilen parti ka mbrapa. Edhe dicka te fundit : Vendet e zhvilluara nuk mbajne nese krye nje qeverisje me shume se 4-8 vjet (Anglia rrezoi tre kryeministra ne 45 dite) jo me sic na meson zote rote qe te mbajme Ramen e nja dy tre mandate te tjere Uji qe s leviz- qelbet : thote populli

  4. Pothuajse te gjitha komentet i meshojne faktit ulerites qe idete e ketij analisti, shkojne ne simbioze te plote me mbeshtetesit me fanaticé te Edi Rames dhe bandes se tij. Kjo me jep njefare shprese qe shqiptaret mund te votojne ndryshimin.

    Plotesisht dakort me momentin e mesiperm: uji duhet te levize, sepse eshte qelbur dhe mban ere ndyresi.

    1. Po mor po, kush do që thotë që Saliu është ultra komunist është me Ramën!

      Nuk gjen në botë militantë më trushplare se të pedes, me ju tallet hapur lideri , por ju s’e keni problem se nuk keni turp!

      Nuk keni bërë një proçes normal zgjedhor brenda partisë suaj dhe prisni t’ju besoj elektorati gri, mbasi keni djegur e vjedhur vendin disa herë!

      Jeni vërtetë të pabesueshëm në injorancën tuaj!

  5. Evi Kokalari: Pse demokratët e braktisën stadiumin kur fjalën e mori Berisha?O cecene te shpellkarit salih pse e tradhtuat dyshen spiune salih metaj pse nuk mbushet stadiumin me shpellkare e late salihun si te dhjere.uni duhet te levize,por me uje te paster dhe jo me uje qe del nga banjot e popullit

  6. Rrenacak i pacipe, qen i paguar nga hajdutet..Si mor i paftyre korrupsioni i qeverise qenka ne te njejten nivel me ate te 13 viti kur hajduti mori pushtetin, kur vjedhjet e skandalet jane te perditeshme qe prej 10 vitesh. À ke noj çike nder e moral apo je ndyresire qe per para shet dhe nenen!?

  7. Blendi Kajsiu – ne Kolumbi

    Kreshnik Spahiu- ne Gjermani

    Ilir Demaliu – ne Ameriqi

    Care kane te perbashket keta tre “mosketier” te Rames qe gjuajne opoziten nga majat

    e plehut propogandistik te rilindjes – e pyeti femija gjyshin.

    -Parate qe marrin nga Rama- u pergjigj gjyshi.

  8. Ish-shefi i IT në Kryeministri në administratën Berisha, ka qene drejtor i AKSHI me 21 janar 2011 kur u zhduken kamerat e sigurise, Endri Hasa ka ironizuar Sali Berishën për fjalimin e tij në stadium në mbyllje të ceremonisë së çeljes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

    Ish-deputeti i PD-së e quan Berishën ‘komunist non grata’ që i ka mbaruar abonimi i spektaktorëve.Comte ti me vrap o shpellkar shko mbaj shishen e shurres salihut,nuk shkove do shkerdhehesh ne byth nga cecenet e foltores

  9. Po ti analizosh te “barazlarguarit” del ne perfundimin qe shumica jane njerez tuhaf. Tuhaf eshte edhe ky kajsiu. “Te barazlarguarit” marrin lajme sa majtas e sa djathtas, pa i shtjelluar fare se sa te verteta, gjysem te verteta apo genjeshtra jane dhe i fusin ne nje thes, duke menduar se behen interesant. Jo me shoku jo, je TUAF e basta.

  10. Kajsiu ka përsëritur edhe këtë herë avazin e vjetër kundër opozitës , por që në krye i ka thurrur lavde Erjon Veliajt, duke na treguar nga Kolumbia sa e bukur eshte bërë Tirana me infrastrukturën e re (kullat), me menaxhimin e mirë të qytetit, kontrollin e territorit, administrimin jo si në kohën e Bashes, e tërci e vërci…

    Pastaj ca lavde (me kursim e jo si për Veliajn), Kajsiu ia dedikon Qeverise Rama për rilindjen urbane, dixhitalizimin e shërbimeve administrative, etj…

    Me pak fjalë , Kajsiu bën thirrje se Veliaj e Rama mbeten më të mirët, sepse opozita është “e vjetër “.
    Italianët thonë se “pula plake e bën supën më të mirë”, çka vlen edhe në politikë, por kur janë politikanë e jo të emëruar apo katapultuar.

    Po të ishte siç thotë Kajsiu, nuk do të ftohej mes politikës së madhe mbledhur në Davos, vetë Henri Kizinger, afro 100 vjec për të dhënë pikëpamjen e tij për zgjidhje të problemit të Ukrainës e Rusisë.

    I vjetër në politikë quhet ai që nuk ka ide, ndaj përsërit vetveten, ndaj eja në Shqipëri z. Kajsiu që ta ndjesh këtë vend deri në palcë për të qenë realist dhe i vërtetë.

  11. Për autorin e artikullit populli ka një shprehje jo të hijshme: Jepi jepi se lirohesh!

    *P.S. Herë tjetër përmblidhi mendimet më shkurt që të fillosh të merresh seriozisht. Dhe tjetra: mos ja shit shpirtin djallit!

  12. PA SHIHENI MIRE KETE PUNEN E KAJSISE KOLUMBIANE, SE FORNITURA ME DROGE NGA ATO VENDE PO NA VJEN, E NDOFTA KJO PJESHKA ESHTE PJEKUR MIRE ATJE ME KETE MARIFET. ANDAJ EDHE NE SHKRIM, LAVDERIMET QE I BEN KETIJ PUSHTETI, MBASE LIDHET ME KONTRIBUTIN E TIJE NE MENXYREN MBYTESE TE LARJES SE PARAS SE PISET NE TIRANE, E GJETKE. ATA, KODOSHE QE I KA NGELUR GJUHA NE GREPIN E NON GRATES JANE ALTOPARLANTE TE BALLES, ISH PIONIERI KATUNDAR I SH, ENVER KRIMINEL. SI FJALE KETO QELBESIRA E PERDORIN PER POLIKE E HELM DIVERSIONIST,ATA QE FSHIHEN PAS PREMTIMEVE SE NE PARTI E PUSHTET DO I SJELLE AMERIKA, FLENE ME PULAT, E DO I HANE MORRAT. PD, ESHTE VETEM NJE,, AJO E SHUMICES KETE E DINE EDHE AMERIKANET, POR EDHE PERVETESUESIT E VULES,QE ME SHUME SE E VODHEN ME NDHMEN E SISTEMIT MONIST GJYQESOR. ATA, VETEM PARTI NUK JANE, POR PARTIA GJYQESORE E EMERUAR. PRA, PASKA BOSHLLEQE WDHE DEMOKRACIA, KUSH PUNOKA E KORRUPTOKA AMBASADORE, E DREJTORE NE AMERIKE, NA QENKAN NDERI AMERIKES. ATEHERE CDUHET TI THEMI AMERIKES QE NDIHMO, E I FERKO KOKEN NJI PUSHTETI ME TE GJITHE TE ZEZAT. SHPRESA ESHTE E MBETET NE ZGJIMIN E VEPRIMIN E LIRISE SE POPULLIT TE GJEJE VETE RRUGEN E TIJ. CDO PERSQATJE, DREDHJE, KRAHASIM, PER TALENE KETE QEVERI PUSHTUESE NE KETE RRUGE TE FUNDOSJES SE POPULLIT, EKONOMISE ME MASHTRIM POLITIKEN E SAJ, DO NA COJE NE KAPITULLIM, APO ASIMILIM.PER KETE KA PUNUAR KY PUSHTET KRIMINAL E ANTI KOMBETAR.

  13. Sot është kohë e llumit,
    llum nga nihilistët,
    po llumi i llumit,
    janë ish-komunistët!

    Janë ish-komunistët,
    marksist-leninista,
    që thonë për Enverin,
    fjalët më të pista! Je i tille eshte dhe ky ceceni qe ka llagap Xixa

  14. juve ju duken burime informacioni, janë njerëzit më të painformuar në vend. A e keni vënë re ndonjëherë se si disa palaço duket se kanë një mendim për pothuajse çdo gjë, madje edhe kur ata nuk e kanë idenë se për çfarë po flasin? E keni vënë re se përdorin 200-300 fjalë dhe duket sikur kanë shpikur rrotën?

  15. Edi Rama sjell para shqiptareve per ti votuar po ato Galloshe te shqyera qe kane qene brenda Bashkive nga 8 vjet e der ne mbi 20 vjet (rasti qesharak i njefare Topciu atje ne Maliq qe synon….mandatin e 7-te!).
    Per kete gje e sugjeruan Ramen qe ne hapje te fushates me mire se te behej Balte ne surrat duke prezantuar ato Galloshe te grisura, te bente me Balte duart duke mbjellur ca peme !

  16. Nderkohe nje alternative teper e sinqerte vjen nga Edi Rama ne Kavaje kur para Kavajsave thote : Na votoni Neve te PS sepse jemi Gomere qe mbajme Dru…

  17. NGA KE DALE TI QE SKE AS EMER, POR NJI VRIME E KE, KE GJERIZIN.SHIKOJE VEHTEN SE MIDIS GRPI JE, SHIHI TE GJITHE INSTITUCIONET, NE SERI, E SHIHI ORGANIKAT, BIJETE E KUJT JANE, E CFARE NA TRASHEGOJNE. EDHE TI, KULISH KUCEDRE JE, OSE DUHET TE JESHE. ME MUA, JO QE SMUND TE ME KRAHASOSH, E AS TE ME NGJESHESH SHPIRTIN BLOZE TUAJIN, APO ATE QE JUA KA LENE AMANET IDEOLOGJIA E KRIMINELEVE TE GENIT TEND , SE ME XIXEN TIME INI NDEZUR SEPSE U KAM NXJERRE LEKUREN E VERTETE QE KENI JU BIRA KUVI TE KUCEDRES KUQE, QE DONI TA MBULONI ME KAMUFLIMET E LOJRAT TUAJA TE POSHTRA QE I KA REFLEKTUAR NE TE ZEZEN PER KETE POPULL BANDITI I PARFUMOSUR, RAMA. LEHNI, LEHNI JU HIJENA KURVI, SE NE NJE KOHE TE AFERT DO HANI NJERI TJETRIN.

  18. Xixa,

    “Kuqalet” ta kane rrasur thelle, gjate dhe gjere, dhe me dysh po te duash. Kjo shpjegon dhe friken tende deri ne palce, kudo sheh armiq dhe spiune.
    Po nga ju ka mbledhur non-grata te gjithve njesoj o ia qifja temen, njerez te mbaruar me mangesi konjitive ose me dy te majta sic i themi ne nga zona jone.

    Mos ma merr per ters se nuk po te shaj as po te mallkoj, po kur kam nge tall karin me ty sidomos kur ben si i egersuar dhe shkruan brockulla ne forme mallkimesh. Me degjo mua, mbyllu ndonje jave ne bodrum ne erresire, dhe do rikthehesh edhe me i egersuar akoma dhe do shkruash gjera edhe me makabre.

    VFLP

  19. JU,KRIMINELE, SPIJUNE, KAFSHE EDHE TE VETEVETES, KENI MARRE KURAJO NGA BUTESIA E FILLIM DEMOKRACISE, SE ATEHERE U FSHEHET SI MINJ, E RATE NE FSHEHTESI, VEPRIMI SE NESE, LIGJI LUSTRACIONIT TE IS BERE, JU DO KISHIT IKUR SI CIFUTWT NE SHKRETETIRE. POR ME GJITHATE EREN E SHURRES ATEHERESHME DONI TA SHPERNDANI ME PISLLEKUN POLITIK QE KENI BERE. RRACA TUAJ PA ORIGJINE,NUK I PERSHTSTET HISTORISE SE PARA KOMUNIZMIT KRIMINAL, JU KENI HUMBUR ATDHE DASHURINE, E KENI DISKRETITUAR NE MBARE BOTEN HIJEN E NAMIN E KEQ TE GATIMIT TUAJ. ME VFLP, COJA SATEME, SE I NJEH MIRE ATA GUERRILASIT E MBASE TE GJENE BABANE. A KENI POROSITUR NDONJE RRUGE ANDEJ NGA AMERIKA LATINE, SE MEZI PO JU PRET EUROPA SE E KENI NDRITUR E JU JAPIN MEDALJE, SHTET RREMBYTHJE, ,JU PATRONAZHISTE SOT, QE DJE QUHESHIT SPIUNE, E SOT KWNI DALE ME PSEUDONIMET E MASKARALLEKU QE KENI BERE, TREGO QE ZORR SE NDRYSHONI,KODOSHE TE KODOSHEVE SI EUNUKE TE SULLTANIT QE KENI, TRASHEGIM NGA GENI. FAQEN E ZEZE PACI O KELYSHE TE KURVIT.

    1. Xixa,

      Ti je nje edison yp qe sja ka dale ne jete. Ben si I eger me kete stilin psikotik, makabër dhe delirant. Po aq e ke fjalorin 200-300 fjale aq sa per te shprehur nevojat bazike.

      VFLP

  20. JU,KRIMINELE, SPIJUNE, KAFSHE EDHE TE VETEVETES, KENI MARRE KURAJO NGA BUTESIA E FILLIM DEMOKRACISE, SE ATEHERE U FSHEHET SI MINJ, E RATE NE FSHEHTESI, VEPRIMI SE NESE, LIGJI LUSTRACIONIT TE IS BERE, JU DO KISHIT IKUR SI CIFUTWT NE SHKRETETIRE. POR ME GJITHATE EREN E SHURRES ATEHERESHME DONI TA SHPERNDANI ME PISLLEKUN POLITIK QE KENI BERE. RRACA TUAJ PA ORIGJINE,NUK I PERSHTSTET HISTORISE SE PARA KOMUNIZMIT KRIMINAL, JU KENI HUMBUR ATDHE DASHURINE, E KENI DISKRETITUAR NE MBARE BOTEN HIJEN E NAMIN E KEQ TE GATIMIT TUAJ. ME VFLP, COJA SATEME, SE I NJEH MIRE ATA GUERRILASIT E MBASE TE GJENE BABANE. A KENI POROSITUR NDONJE RRUGE ANDEJ NGA AMERIKA LATINE, SE MEZI PO JU PRET EUROPA SE E KENI NDRITUR E JU JAPIN MEDALJE, SHTET RREMBYTHJE, ,JU PATRONAZHISTE SOT, QE DJE QUHESHIT SPIUNE, E SOT KWNI DALE ME PSEUDONIMET E MASKARALLEKU QE KENI BERE, TREGO QE ZORR SE NDRYSHONI,KODOSHE TE KODOSHEVE SI EUNUKE TE SULLTANIT QE KENI, TRASHEGIM NGA GENI. FAQEN E ZEZE PACI O KELYSHE TE KURVIT.

    1. PER FJALOR JU PUSHTA MASHTRONI, E KENI MASHTRUAR NJINJI POPLL E BOTEN, SHQUHENI PER KETE, E PRANONI DHE VETE. RECITONI, E TREGONI FABULA E PERRALLA AQE BUKUR, SA TA BENI TE BESOHENI SE DHE PRIFTI NGELI ME BARRE. ANDAJ JENI KODOSHE E CDO ME TEPER NGA FJALORI, TI O SPIUN, SERVIL, SHERBETOR GUAK, BUTAK, PAGEN, E DIN,KODOSH, BIJ KURVI.

  21. Mbreme vone Edi Ramen e derguan urgjent ne spital e sipas qeverise – i hoqen Zorren qorre (Apendisitin).
    Por Antena e Mero Bazes brenda familjes se mjekut Ben Gjata sjell zbulimin se – Edi Rames i kane riparuar ca ate Zorren e trashe…fill pas vizites tij tek Kavajsit,,,

  22. “Natyrisht disa prej tyre, si Lëvizja Bashkë dhe kandidati i saj Arlind Qorri, nuk mbulohen nga mediat tona që janë të interesuara në riciklimin e të njëjtës klasë politike me të cilën bëjnë pazare prej kohësh”.

    Nuk mbulohet Arlind Qorri nga mediat e regjimit? Brenda nje jave Qorri ka qene ne mediat e meposhtme:

    Top News
    Top Channel
    News 24
    Euronews
    MCN
    Fax New
    Ora News

    Gjynah i ziu. E mbyti censura.
    Tyt, vegel e pushtetit, i maskuar si majtist. Ky eshte turpi i majtizmit. Ky eshte nje matrapaz dhe manipulator qe ben si parimor, por i ka sherbyer fshehtazi Rames since 2011.

  23. Po si qenkan njelloj mo Blendi? Ky diskutimi yt mund te vlente per zgjedhjet politike te 2025, ku me plot te drejte te kerkoje alternativa te reja. Po si mund te krahasosh nje monster gjakftohte si Veliaj – eshte ai qe nenshkroi denimin me vdekje te Teatrit Kombetar, me Belind Kellicin, faji i vetem i te cilit eshte se ka lindur dhe jetuar ndershmerisht ne Tirane, me emrin e tij.
    Mund te kesh te drejte per berishizmin. Por sado i papranueshem te jete per ty, nuk i ka bere demin e Veliajt ne vetem 8 vite.
    E ti kerkon te mbajme ate cunin qe shiste fiq dikur dhe sot shet gjithcka te Tiranes qe nuk eshte e tij, me pretekstin se nuk eshte reformuar opozita? Pse krahason dy te pakrahasueshem? Nuk eshte Berisha kandidat ne Tirane qe ta krahasosh me te keqwn Veliaj. Eshte Belind Kellici qe kandidon ne Tirane perballe Veliajt. Nese ke gjera kunder Kellicit si kandidat dhe si personazh, je i mirepritur tua thuash bashkeqytetareve te tu qe ti ndihmosh te bejne zgjedhje me te mire. Ne te kundert, me keqardhje, por je thjesht nje bori tjeter e prishur e Veliajt, shkaterruesit te Tiranes. Bej zgjedhjen tende. Mjaft qe te mos turperohesh nje dite per keto qe shkruan.

    1. Nuk mund të them se Kajsiu është i blerë dhe shkruan ndryshe nga ajo që mendon. Por me bindjet e tija është tejet më i dëmshëm se një Dritan HilëNjë pyetje do kisha për të, pacienti me apendicit akut a duhet operuar me bisturi të pa sterilizuar a duhet lënë të vdesë.
      A duhet pritur sa përbindëshi Rama të kthehet në diktator absolut alla Putin dhe Shqipëria të mbushet me barinj indianë dhe Gjermania me mjekë shqiptarë, apo duhet shkulur qoftë me pincën Berisha. Zgjohu o njeri, realiteti nuk janë ato leksionet universitare angleze, por “të pabukët” shqiptarë. Term përbuzës ky i hajdut/ biznesmenëve shqiptarë. Njeri më i pashkollë se tjetri, njeri më i shëmtuar se tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *