• |
ide | kryesore

Baena u rrah në parkingun e stadiumit, Valverde rrezikon një skualifikim ekzemplar

-Instant, Sport
Baena



Më 8 prillin e kaluar, në fund të ndeshjes ndërmjet Real Madrid dhe Villarreal, Federico Valverde dyshohet se goditi me grushta mesfushorin, Alex Baena. Lojtari i Nëndetëses së Verdhë u rrah në parkingun e makinave në Santiago Bernabeu. Mes dy lojtarëve raportet nuk janë të mira. Kontradiktat duket se kanë lindur pas disa fjalëve të shëmtuara drejtuar uruguajanit të Real, në lidhje me shtatzëninë e komplikuar të gruas së tij. Tani, sipas asaj që qarkullon së fundmi, Valverde rrezikon një skualifikim ekzemplar.

Historia që përfshiu Federico Valverde dhe Alex Baena në parkingun e makinave në Santiago Bernabeu nuk mund të mos kishte pasoja. E federata spanjolle nisi menjëherë një hetim për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi. Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës, i cili u mblodh mëngjesin e së hënës, dërgoi dosjen për agresionin në sistemin e drejtësisë sportive. Nëse shpallet fajtor, uruguaiani i Real Madrid rrezikon një skualifikim të gjatë, nga një minimum prej 4 deri në 12 javë. Megjithatë, Gjykatësi sportiv gjithashtu mund të konstatojë se nuk mund të ndërhyjë, duke qenë se ngjarja nuk ndodhi gjatë një ndeshjeje.

LARJE HESAPESH

Sipas asaj që u zbulua, gjatë një ndeshje të luajtur në janar, Baena i kishte thënë vazhdimisht në fushë Valverde disa fjalë të shëmtuara. E gjitha lidhej me shtatzëninë e komplikuar që po përjetonte në atë moment bashkëshortja e mesfushorit të Real, Mina Bonino. Kjo është arsyeja pse uruguaiani pas ndeshjes së fundit ndaj Villarreal e ka ndjekur kundërshtarin deri në parking dhe më pas e ka goditur disa herë në fytyrë. Baena gjithmonë ka mohuar se ka bërë komente ofenduese për këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *