• |
ide | kryesore

Pasuria në emër të saj, mamaja e Hakimi mbron të birin: “Mënyra e vetme për ta hequr qafe atë grua”

-Instant, Sport
Hakimi



Ditët e fundit, lajmi se Achraf Hakimi, mbrojtësi i djathtë i Paris Saint Germain, ishte pa para ka bërë bujë. Në këtë pikë, ndoshta ai nuk mund t’i paguante ish-bashkëshortes së tij Hiba Abouk gjysmën e aseteve dikur të përbashkëta. Kështu, kërkesa e saj në fazat fillestare të divorcit duket se do të mbetet e tillë. Çështja është e thjeshtë: marokeni e kishte vënë të gjithë pasurinë e tij në emër të nënës së tij. Një marifet që synon pikërisht të shmangë pagesën e një kapitali të konsiderueshëm për Abouk. Padyshim që situata do të pasohet nga beteja ligjore pa ndalime. Por, ndërkohë, mamaja e lojtarit është pozicionuar duke mbrojtur djalin e saj me shpatën ngritur.

Jeta e trazuar private e Hakimi përfundoi sërish në qendër të revistave, pasi lajmit se futbollisti i PSG e kishte vënë të gjitha pasurinë në emër të nënës së tij Saida. Futbollisti është shumë i lidhur me të ëmën, por tentativa është të mos paguajë asnjë pjesë të pasurisë së tij. E bashkë me të edhe një çek të madh mujor për ish-gruan e tij, aktoren Hiba Abouk. Morocco World News kontaktoi nënën e Hakimit për t’u përpjekur të kuptonte se cili ishte pozicioni i saj për këtë çështje. Gruaja nuk kishte asnjë dyshim, dhe mori në mbrojtje djalin e saj duke sulmuar tashmë ish-nusen.

DEKLARATA E SAIDA

Avokatët e Abouk po punojnë fort për të marrë pagesën për ushqimin dhe një konsideratë ekonomike për mbajtjen e dy fëmijëve. Por mamaja e lojtarit, Saida ka lëshuar deklarata mjaft të ashpra: “Djali im nuk më ka informuar për transferimin e pasurisë së tij”, tha ajo me qetësi. Më pas shtoi: “Nuk e di nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’u mbrojtur, nuk e di, por… Ku është problemi nëse është e vërtetë? Nëse djali im nuk do e bënte këtë, nuk do të ishte në gjendje ta hiqte qafe atë grua”. Çështja është mjaft e mprehtë, edhe pse duket qartë se në cilën anë është pozicionuar mamaja “pasanike” e Hakimi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *