• |
ide | kryesore

Hakimi kalon “dhimbjen” e divorcit në një festë me 6 vajza në privè

-Instant, Sport
hakimi



Achraf Hakimi është ende duke u përballur me problemet jashtë futbollit, pas akuzave (të pa konfirmuara) për dhunë ndaj një vajze. Marokeni për më tepër është divorcuar nga gruaja e tij Hiba Abouk, e cila megjithatë zbuloi se mbrojtësi i PSG kishte bërë një truk. Për të shmangur detyrimin për t’i dhënë asaj një pjesë të pasurisë, Hakimi kishte regjistruar gjithçka në emër të nënës së tij. Por problemet, duket se nuk e shqetësojnë shumë marokenin. Të paktën duke gjykuar sipas mbrëmjes së shkujdesur të kaluar në privè-në ekskluzive të një klubi madrilen. Episodi është bërë publik i transmetuar nga programi Telecinco Ya es mediodía.

Alexia Rivas, bashkëpunëtorja e programit të televizionit spanjoll, e cila ishte në të njëjtën diskotekë të shtunën, ka rrëfyer mbrëmjen që ka kaluar Hakimi në shoqërinë e disa miqve: “Bëri foto me të gjithë. E panë mirë, të shkujdesur, në shoqërinë e familjes në një nga momentet më të vështira”, ka raportuar ajo.

Lexo më tej: Pasuria në emër të saj, mamaja e Hakimi mbron të birin: “Mënyra e vetme për ta hequr qafe atë grua”

PASTAJ ERDHËN FEMRAT…

“Kur mbërritëm, zbuluam se ishte një person i fshehtë, i cili ishte super i mbuluar,” vazhdoi Rivas. “Pastaj ai hoqi rrobat e tij dhe ishte Achraf. Ai ishte në një nga dhomat më të mira private të këtij klubi me tre shokë. Ata po e kalonin shumë mirë. Ata kishin sigurinë në dispozicion dhe kishte një roje vetëm për ta. Pastaj në një moment rreth gjashtë apo shtatë vajza shkuan në privé. Po kalonin shumë mirë (…). Nuk e pashë Achraf të shqetësuar, e pashë të lumtur”.

Me sa duket divorci i trazuar dhe akuzat e shëmtuara nuk duket se e shqetësojnë aq shumë ish-mbrojtësin e Inter. Në të njëjtën lokal, meqë ra fjala, por në një tjetër privé ndodhej edhe ish-bashkëshortja e Dani Alves, Joana Sanz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *