• |
ide | kryesore

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, zbret në fushë Hakimi: “Koha për të shpëtuar sa më shumë jetë”

-Instant, Sport
Hakimi



Shumë mesazhe ngushëllimi edhe nga bota e sportit për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që tronditi Marokun. Gati 1000 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur në bilancin tragjik. “Po kalojmë një kohë të vështirë për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Është koha të ndihmojmë njëri-tjetrin për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur një njeri të dashur”, ishte mesazhi i postuar në Twitter nga Achraf Hakimi, një nga më futbollistët përfaqësues të vendit.

Edhe Interi që kishte Achraf Hakimi në skuadrën e tij për një sezon, i është bashkuar pikëllimit për viktimat e tërmetit: “Klubi bashkohet në ngushëllimet për viktimat e tërmetit që goditi Marokun. Mendimet tona shkojnë te popullata që po përjeton orë të tëra vështirësie dhe ankthi”. Sigurisht që Inter nuk është klubi i vetëm që ka shprehur ngushëllimet për fatkeqësinë natyrore që ndodhi në Marok, sepse edhe PSG apo Pescara kanë dhënë mesazhet e tyre.

Mesazhe ngushëllimi, por edhe mbështetje për të gjithë të prekurit nga ky tërmet i fuqishëm, kanë dhënë edhe lojtarë të tjerë marokenë. Ziech ka postuar flamurin e Marokut shoqëruar me ikonat e lutjeve dhe zemrës. Po ashtu edhe Sabiri, me foton ikonike të ndihmës së parë për të mbijetuarit. Ndërsa Munir Hadaddi ka postuar në historitë e tij në Instagram dedikimin: “Lutemi për Marokun”.

Lexo më tej: KONFIRMOHET nga autoritetet: Tërmeti në Marok, më i fuqishmi në 100 vitet e fundit

ÇFARË NDODHI…

Një tërmet i fortë, me magnitudë 7 ballë, goditi rajonin e Marrakech, në Marok, duke shkaktuar rreth 1000 të vdekur dhe më shumë se 600 të plagosur. Bilanci sidoqoftë është i destinuar të rritet. Në Marrakech është bërë menjëherë apel për dhurim gjaku. Sizmografët e regjistruan lëkundjen në orën 23:11 të së premtes më 8 shtator. Epiqendra ishte në qendër të vendit, 16 kilometra nga fshati Tata N’Yaaqoub.

Lexo më tej: Tërmeti tragjik në Marok, shkon në 820 numri i viktimave



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *