• |
ide | kryesore

Sherr me grushte mes të rinjve në Kashar, procedohet 36-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
fushë



Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Kashar, Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme. Mësohet se një 36-vjeçar është konfliktuar me një person duke e goditur me grushte. Dy personat janë përplasur për motive të dobëta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta.

Ndërkohë materialet u referuan në prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 36 vjeç, banues në Kashar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 36 vjeç, banues në Kashar.

Shtetasi A. H., mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në Kashar, për motive të dobëta, është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Kashar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *