• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Ndryshon fundjava e GP në F1 me Sprint Race: nis gjithçka nga gara në Baku

-Instant, Sport
Sprint Race



Tani është zyrtare: ndryshon programi i fundjavave të GP të Formula 1, që parashikojnë Sprint Race. Të premten do të zhvillohen kualifikueset (të paraprira nga provat e lirë 1) që do të përcaktojnë renditjen e startit për garën “e gjatë” të dielën. Të shtunën është parashikuar Sprint Day me kualifikueset e dedikuara (të quajtura Sprint Shootout) dhe gara “e shkurtër” rreth 100 km. Do të nisë gjithcka në fundjavën në tokën azere në Baku.

Shootout përfshin një seancë më të shkurtër se ajo tradicionale dhe zë vendin e provave të lira 2. Janë konfirmuar tre stacionet kualifikuese, të cilat do të jenë përkatësisht nga 12, 10 dhe 8 minuta secili. Pilotët duhet të përdorin detyrimisht goma mesatare në SQ1 dhe SQ2 dhe goma të buta në SQ3.

Lexo më tej: Konsulenti i Red Bull, Marko, jep lajmin bombë: “Leclerc mund të largohet nga Ferrari, ka një klauzolë”

Nuk do të ndryshojë ndarja e pikëve për Sprint Race: 8 për fituesin, 7 për nënkampionin, 6 për të tretin dhe kështu me radhë deri në të tetin, i cili do të fitojë 1. Pikët do të jenë të vlefshme si gjithmonë për klasifikimet e pilotëve dhe konstruktorëve.

Formati i ri është miratuar nga Komisioni i Formula 1. Pas miratimit nga Këshilli Botëror, ai do të bëjë debutimin e tij të premten në GP të Azerbajxhanit. Përveç GP-së në Baku, garat e Sprint Race janë planifikuar në Austri, Belgjikë, Katar, SHBA-Texas dhe Brazil.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *