• |
ide | kryesore

Aksidenti i Immobile: një video e filmuar mund të hedhë dritë mbi fajet e mbi semaforin

-Instant, Sport, Video
Immobile



Një video e xhiruar nga një taksist mund të nxjerrë në pah më në fund atë që ndodhi gjatë aksidentit të pësuar nga Immobile. Sulmuesi i Lazios u përplas me tramvajin në Romë më 16 prill. Hetimet e policisë po vazhdojnë për të zbardhur atë që ndodhi atë mëngjesin, kur makina e 33 vjeçarit u aksidentua nga një tram në një kryqëzim.

Lexo më tej: Video/ Makina e shkatërruar, Immobile përplaset me një tram: “Hyri me të kuqe, më dhemb krahu”

Deklaratat e drejtuesit të tramit dhe sulmuesit të Lazios Immobile ishin se të dy kishin kaluar me dritën jeshile. Ndërkohë, ajo e Roma Mobilità, kompania që menaxhon semaforin, kishte qenë se funksionimi ishte i rregullt. Në aksident u dëmtuan sulmuesi dhe vajza e tij, drejtuesi dhe disa pasagjerë të tramvajit, asnjë në gjendje të rëndë.

NJË VIDEO SQARUESE

Tani është shfaqur një video që mund të hedhë pak dritë mbi ngjarjet. Ajo filmuar nga një taksist në Romë pak ditë pas aksidentit dhe tashmë Policia lokale e ka sekuestruar. Në regjistrim shihet semafori duke punuar në mënyrë anormale: e verdhë pulsuese dhe më pas e kuqe befas, pa kaluar nga e verdha e fortë. Ndaj duket se funksionimi i semaforit nuk është i rregullt, por ende nuk ka siguri se si ka ndodhur në ditën e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *