• |
ide | kryesore

Video/ Makina e shkatërruar, Immobile përplaset me një tram: “Hyri me të kuqe, më dhemb krahu”

-Instant, F1, Sport, Video
tram



E dielë frike për Ciro Immobile. Sulmuesi i Lazios teksa drejtonte makinën e tij është përplasur me një tram në zemër të Romës. Futbollisti bardhekaltër doli i padëmtuar nga Land Rover Defender i tij. Makina megjithatë është shkatërruar krejtësisht në pjesën ballore: “Kam pak dhimbje në krah, tramvaji kaloi me semafor të kuq”, ishin fjalët e para të futbollistit për AGTË. Immobile më pas u transportua në spital për analiza, bashkë me të ishte edhe vajza e tij e vogël.

Në vendngjarje kishte edhe disa dëshmitarë: “Pashë makinën që vinte dhe më pas përplasja. Kishte kaq shumë njerëz në tram. Pas aksidentit, shoferi ishte përtokë”.

Sipas rikonstruksioneve të para, një tram, me numër 19, po kalonte Ponte Matteotti. Ura lidh lagjen Flaminio me atë të Pratit, pak kilometra larg stadiumit Olimpico. Pikërisht në këtë kohë ndodhi përplasja me makinën e Immobile, të cilën e shkatërroi. Impakti i dhunshëm ishte mjaftueshëm që tram të dilte nga shinat. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe buletini i parë flet për shtatë persona të transportuar me ambulancë në spital.

Lexo më tej:Dëmtimi misterioz, Igli Tare zbulon problemet e Immobile: “Mjekime për të përballuar dhimbjen”

Nuk është një periudhë e mirë për Ciro Immobile, i ndjekur nga dëmtimet në këtë sezon. Nuk kishte shumë që lojtari u kthye në fushën e lojës, pasi humbi edhe dy ndeshjet e kombëtares në pauzën për kualifikueset e Euro 2024. E tani vjen aksidenti në ditën e Pashkës ortodokse, me teknikun Sarri që shpreson të mos ketë probleme që mund ta mbajnë sulmuesin e tij jashtë fushës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *