• |
ide | kryesore

Tragjedi në Beograd/ Nxënësi qëllon me breshëri plumbash drejt, vdes roja dhe 8 të mitur

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beograd të Serbisë ku një nxënës 14 vjeç ka vrarë me armë zjarri drejt shkollës fillore, “Vladislav Ribnikar”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 ku nxënësi i klasës së shtatë ka vrarë rojën e shkollës dhe 8 nxnës që ndodheshin në korridor.

Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.

I mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike.

Mediat serbe raportojnë se i mituri që kreu masakrën është student shembullor dhe prindërit e tij janë pjesë e “bluzave të bardha”.



3 Comments

  1. Krimineli qe kreu masakren paska qene student shembullor. E po kur studenti shembullor vret as pa u mendu 8 femije, te gjakut te tij, imagjino nje student jo aq shembullor sa me lehtesi do vriste shqiptare, po te sigurohej se nuk perfundonte ne burg. Fatkeqesi qe edhe gjeneratet e reja te serbeve,i ndjek geni kriminel.Nuk “zhgenjejne” serbet, brez pas brezi.Te njejtejt serbe, sjellje e krime, si atehere kur zbtiren ne ballkan, ashtu dhe tani ne 2023.

  2. Një 14 vjeçar nuk është student, por nxënës, pasi student quhen universitarët. Por ajo që terheq vëmendje është fakti se ky fëmijë ka 2 prindër punonjës të “bluzave të bardha”, çka do të thotë se i takon një familjeje me të ardhura mesatare dhe njerëz të shkolluar.

    Sigurisht, një vrasës nuk është i tillë prej kombësisë e racës, por për shkak të personalitetit, kushteve e mjedisit shoqëror apo përdorimit të narkotikëve në mosha gjithnjë e më të reja.

    Ngjarje te tilla në shkolla, kopshte e mjedise me fëmijë janë të shumta në SHBA e jo pak në Europen e ditëve tona, por kanë qenë teper të rralla në Ballkan.

    Ndaj ngjarja në shkollën e Beogradit është një këmbanë alarmi edhe për Shqipërinë e Kosovën apo Maqedoninë e Malin e Zi, në kushtet kur janë kthyer nga vende tranzit apo prodhues droge, në përdorues te shumtë të narkotikëve.

    Dhe sigurisht më të përfshirë janë fëmijët e prindërve me para apo të shtresës se mesme, pa përjashtuar shpërndarësit e varfër që kanë rast të marrin edhe vetë drogën që shesin.

    Është koha e fundit që shteti të ngrejë strukturat e duhura, jo vetëm për trajtimin, por edhe për ndihmë në parandalimin e një degradimi të mëtejshëm të të rinjve që hyjnë në këtë rrugë.

  3. ” nen efektitin e narkotikeve” ; pasurohu horrat kurse ju vazhdoni ” te kenaqeni nen efektin e narkotikeve”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *