• |
ide | kryesore

Rama kërcënon kandidatin e pavarur në Sarandë: Mbylle fushatën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë



Kryeministri Edi Rama ishte të premten në Sarandë. Aty ka kërcënuar kandidatin e pavarur Gjergj Mërkuri, që të braktiste fushatën e tij. Rama tha se Gjergji ka dalë nga radhët e PS-së dhe se është një djalë i ndershëm, por që duhet të lërë fushatën e tij elektorale e të mos marrë pjesë në zgjedhje sepse po i bën dëm PS-së duke i marrë vota.

“Gjergj Mërkuri është një djalë idealist, një djalë i ndershëm, i drejtë. Gjergj Mërkurit, njerëz këtu të PS-së i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë një gabim shumë të madh. Kjo nuk është arsye për të bërë atë Stefani nuk e bën kurrë. Kjo nuk është arsye për t’u çuar dhe për të dalë matanë rrugës dhe për të kërkuar vota që i bëjnë dëm PS në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh, nuk ka asnjë këtu që nuk është në këtë shesh dhe që nuk e do kthimin mbrapa, që është dakord me atë që po bën Gjergji aktualisht. Hatërmbetja nuk është këshilltar i mirë.

Aq më pak pastaj, dalja në anën tjetër të rrugës pavarësisht se të kanë rënë në qafë. Gjergjit i kanë rënë në qafë, por tani Gjergji nuk duhet t’i bjerë që qafë gjithë PS-së, të gjithë atyre që janë këtu dhe mbi të gjitha nëse askush nuk gëzohet për ata që bën Gjergji, janë ata tjerët që gëzohen.

Kështu që unë Gjergjin do t’a ftoja të gjejë arsyen brenda vetes dhe nëse për një arsye ose një tjetër e ka të pamundur që ta ulë pak kokën, të paktën ta mbyllë fushatën. Ta mbyllë fushatën dhe të presë përfundimin e fushatës më 14 maj. Të presë fitoren e Oltit dhe të PS-së dhe pastaj të kthehet në PS të ulemi në tavolinë t’i diskutojmë gjërat. Ata që i kanë rënë në qafë ta pranojnë fajin, Gjegji ta pranojë fajin që po bën. Të bashkohemi dhe vazhdojmë përpara.

Ndërkohë të gjithë atyre që i kanë thënë Gjergjit vazhdo përpara se ne do vijmë pas teje, që janë të majtë dhe që janë njerëz që duan Sarandën u them ndihmojeni Gjergjin të mbyllë fushatën dhe ka vetëm një drejtim më 14 maj, drejtimi është tek kandidati ynë dhe tek PS.

Çdo gjë tjetër është gabim i madh që për një njeri si Gjergji bëhet edhe faj. E kuptoj mirë Gjergjin, i kuptoj edhe ata që kanë arsye për të qenë të hatërmbetur. Në zyrat tona nëpër qytete kemi njerëz që nuk jemi krenarë, ata njerëz jo vetëm që nuk janë të denjë për PS, për qytetarët, por ata njerëz janë arsye për t’u skuqur ne të gjithë.

Ama zgjidhja nuk është ajo që ka gjetur Gjergji bashkë me ata që e mbështesin. Zgjidhja është të vazhdojmë të këmbëngulim këtu së bashku dhe ti përmirësojmë gjërat së bashku, sepse edhe njëherë po ta kthejmë kokën mbrapa,” – tha Rama.

Çfarë ka ndodhur në Sarandë

Në qytetin bregdetar ka 4 kandidatë në garë për bashkinë e këtij qyteti. PS garon me Oltion Cacin, koalicioni “Bashkë fitojmë” me Ardit Cikulin, PD e Alibeajt me Skënder Muçon dhe një kandidat të pavarur që është Gjergj Mërkuri. Ky i fundit që në të shkuarën ka milituar në radhët e Partisë Socialiste duket se ka prishur planet e qeverisë. Në sondazhet e bëra është pikërisht, Mërkuri që kryeson. PS bëri betejë deri në KAS që ai të mos regjistrohej duke e akuzuar se firmat e mbledhura për të zyrtarizuar kandidaturën ishin të falsifikuara, por nuk ia dolën dot që ta skualifikonin. Tashmë Rama ka vënë në zbatim planin B, joshjen dhe kërcënimin. ©LAPSI.al

Gjergj Mërkuri: Saranda është një qytet që nuk mund t'u përkas atyre që e shohin si plaçkë për ta grabitur - Saranda Web
Gjergj Mërkuri



5 Comments

  1. E pra ka shqiptarë socialistë guximtarë.E shikon si patriot që PS nuk është ajo që përfaqësohet nga Rama.Nuk është Rilindja.Guximi i këtij për t’u admiruar.

  2. Media e rublave nuk e thote qe ky kriminel i vogel djali i gjygjtarit te salihut e metaj qe eshte larguar nga sistemi para se te fillonte Vetingu dhe njeheresh krahu i djathte i kandidatit per kryetar bashkie te dyshes salih-metaj ne puke,sa entuziast Gimi shpellkari ekselent i salihut dhe lapsi i rublave shkruan kercenim nga rama,kur te verteten e ndigjuan te gjithenga tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *