• |
ide | kryesore

Po dëmton Berishën? Meta përgjigjet me “kunjë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, Koalicioni, berisha meta non grata, slogani



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me fushatën që po bën PD zyrtare, e cila thotë se Meta në koalicion me Berishën po përpiqet të mbledhë vota për të forcuar veten e tij.

Sipas kreut të PL-së, kjo nuk është e vërtetë, duke thënë se kanë frikë mos u dobësohet Edi Rama. Sipas tij i vetmja marrëveshje që ka me Berishën është rikthimi i demokracisë dhe transparencës.

I pyetur për bashkinë e Tiranës, Meta tha se ajo do të fitohet nga Belind Këlliçi, ndërsa u shpreh se koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë shumicën absolute të bashkive.

Pjese nga deklarata: 

Pyetje: PD zyrtare bën fushatë duke përmendur emrin tuaj se në koalicioni që keni me Berishën ju kërkoni vota për te forcuar veten tuaj, ju e forconi apo e dëmtoni Berishën?

Ilir Meta: Ata kanë shqetësim se mos forcohem unë apo mos u dobësohet Rama dhe tutori i tyre, Unë nuk dua të merrem me ta, sepse nuk i kemi ata kundërshtarë. Ata janë majoneta të Ramës. Nuk meritojnë asnjë vëmendje, Meta kërkon të riktheje transparencën absolute në bashkitë e vendit dhe së shpejti në qeverisjen qendrore. Kjo është e vetmja marrëveshje që kam unë me Berishën.

Shumë shpejt ne do të punojmë dhe do zbatojmë ligjin e referendume në Shqipëri, por të mbarojmë cik punë më 14 maj

Pyetje: A është bashkia e Tiranës bast i Ilir Metës?

Ilir Meta: Nuk ekziston një bast i tillë për Ilir Metën, sepse Tirana është aq e madhe, aq e mençur dhe e sunduar nga krimi saqë janë kaq shumë faktorë që bëjnë një ndryshim përmbytës për korrupsionin.

Të gjithë janë të qartë për Tiranën, fituesi është Belind Këllici. Kjo ma ka bërë të lehtë angazhimin në bashki që nuk ishin në planin tim për tu fituar, por tashmë fitorja është e sigurt.

Sondazhet tona flasin për një fitore absolute në shumicën e bashkive, në nivel koalicion.



5 Comments

  1. “Do merrje 30 mijë lekë për Sali Berishën”, publikohet biseda, si blehen votat për kandidatin e Tropojës,dyshja e rublave qe akuzon dhe shba

  2. Meta dhe Berisha jane dy njerez te diskredituar ne Shqiperi Dihet nga te gjithe shqiptaret se cfare hajdutesh dhe kriminelesh jane keta te dy Do marrin Noc Rrokun ne keto zgjedhje

  3. Zagarèt e narkonevojtores rilindja ,grupacionit gangsteresk tè koruptuar aq shumè sa qè e kanè humbur tè vèrtetèn me realitetin,kanè kontaminuar çdo aspekt shoqèrorè sa qè e pavèrteta u duket realitet ,janè aq bagla qè çdo njeri normal i shiqon me neveri ,duke filluar nga gènjeshtari qè e ka marifet ,zanat ,i pari i qeverisè ,gangsteri kryeministèr e deri te ai i fundit qè ose èshtè blerè ose èshtè gangster i vogèl i lagjes xheparosh dhe vjedhacak pulash.Kèta bagla qè ditè pèr ditè vjedhin,ditè pèr dité kanè skandale,krime,korupsion ,janè tè verbuar me realitetin shoqèrorè.

  4. disa foto ku në mbështetje të Belerit për këtë qëllim, ëhstë edhe anti-shqiptari i njohur si Babis Karathanos i cili është shpallur non-grata nga Shqipëria që prej vitit 2019. Ky i fundit siç duket është aktivizuar në fushatën elektorale të Fredi Beler ii cili është kandidati i koalicionit Berisha-Meta-Dule në Himarë.Ceceni ilir mehmeti nje nga byroistet e foltores qe ka filluar keto dite per te blere vota neper popull kujton se jane te gjithe bythelepirsasi ky dhe disa shpellkare te salihut

  5. Keta , Sala dhe Likja te futin krupen , nuk durohen dot Likja po fluturon se po forcon partin e tij me demokratet qe po ja fal non grata Kur te marrin 10 bashki do fillojne te justifikohen se fajin ja ka Lul Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *