• |
ide | kryesore

Robert De Niro flet për ardhjen në jetë të fëmjës së shtatë

Paparazzi, Slider



Robert De Niro ka konfirmuar së fundmi ardhjen në jetë të  fëmijës së tij të shtatë.

Në premierën e “About My Father” të martën mbrëma, Page Six e pyeti De Niro nëse ishte i befasuar që ishte sërish baba në moshën 79-vjeçare. Ai u përgjigj prerazi me një “jo”. Në fakt, De Niro shtoi se shtatzënia ishte “e planifikuar”. Ai shtoi, “Si nuk mund ta planifikoni një gjë të tillë?”

Më herët atë ditë, përfaqësuesit e aktorit të “Taxi Driver” konfirmuanse ai mirëpriti një fëmijë tjetër, por nuk bën të ditur emrin ose gjininë e foshnjës.Ata gjithashtu nuk e zbuluan identitetin e nënës. Megjithatë, e dashura e tij shumë më e re, Tiffany Chen, u fotografua me barkun e rrumbullakosur muajin e kaluar. Dyshja u takuan në vitin 2015 në xhirimet e “The Intern” dhe u panë në një udhëtim në Spanjë vitin e ardhshëm.

Aktori ndan edhe vajzën 51-vjeçare Drena, dhe djalin Raphael, 46 vjeç me ish-bashkëshorten Diahnne Abbott.  Ai është gjithashtu baba i djemve binjakë Aaron dhe Julian, 27 vjeç, me ish të dashurën Toukie Smith, si dhe djalin Elliot dhe vajzën Helen me ish-gruan Grace Hightower – nga e cila u divorcua në 2018.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha vlerësimet e tij në aktrim, ata që e njohin Robert  thonë se të qenit baba është roli i tij i preferuar në jetën reale. “U habita kur dëgjova se ai kishte një fëmijë tjetër,” tha shkrimtari Shawn Levy, autor i “De Niro: A Life” të vitit 2014, për Page Six të martën. “Dua të them se ai do të jetë 102 vjeç kur fëmija të mbarojë kolegjin. Por më duhet të them se ai është absolutisht një baba i shkëlqyer. Në fakt, një nga arritjet më të rëndësishme të jetës së tij janë fëmijët.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *