• |
ide | kryesore

Shakira e Lewis Hamilton për darkë në Miami: fotoreporterët i zbulojnë, flitet një lidhje mes tyre

-Instant, Sport
Shakira



Shakira prej disa javësh po jeton jetën e saj, larg ish-partnerit të saj Gerard Piqué, në Miami. Por vëmendja vazhdon ta shoqërojë yllin kolumbian e thashethemet insistojnë për një lidhje të re për 46-vjeçaren. Një arsye, ndër të tjera, që e ka shtyrë këngëtaren të zgjidhte Floridan, si vendin për tu transferuar. Lajmin në fakt për këtë lëvizje e ka shpallur vetë Shakira në një postim në Instagram në fillim të prillit.

Prej javësh flitet për një dashuri të re për kantautoren nga Barranquilla dhe fotot e mbërritura pak orë më parë nga Miami tregojnë gjithashtu një “të dyshuar” kryesor. Bëhet fjalë për pilotin e garave Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote në Formula 1. Anglezi ka fituar gjashtë prej titujve të tij me Mercedes e në fakt me këngëtare ka treguar se di tja dalë: për një kohë të gjatë ka qenë në një mardhënie me Nicole Scherzinger.

SHAKIRA NË MIAMI GRAND PRIX

Në fundjavë u zhvillua Çmimi i Madh i Miami 2023 dhe Shakira vendosi të ndjekë drejtpërdrejt garat. Kolumbiania e ndau përvojën me të famshëm si Tom Cruise, Vin Diesel, Elon Musk dhe Jeff Bezos. Deri këtu asgjë që mund të nxiste thashethemet, por ishte takimi i mbrëmjes që tërhoqi vëmendjen e fotoreporterëve. 46-vjeçarja në fakt i lejoi vetes një darkë me Lewis Hamilton.

SHAKIRA E LEWIS HAMILTON PËR DARKË

Fotoreporterët janë gjithmonë të vëmendshëm ndaj ndjekjes së lëvizjeve të kolumbianes Shakira. Veçanërisht pas ndarjes me Piqué dhe shpërnguljes në Shtetet e Bashkuara ata janë bërë më të kujdesshëm. E kështu dokumentuan mbërritjen e yllit të popit në restorantin e njohur Cipriani në zemër të Majamit. Ai që e priste brenda, bashkë me persona të tjerë, ishte Lewis Hamilton, gati të buzëqeshte kur Shakira u fut në lokal. 46-vjeçarja, siç dokumentohet nga një video e shkurtër që qarkullon prej orësh në rrjetet sociale, u ul përballë Hamilton. Mbrëmja ka qenë e organizuar nga Mercedes, e sipas të dhënave ata kanë bërë ftesën për Shakira.

E THASHETHEMET SHPËRTHYEN

Kaq mjaftoi që thashethemet të shpërthenin, veçanërisht pasi Lewis Hamilton, i lidhur prej kohësh me këngëtaren angleze Nicole Scherzinger, ka qenë vetëm për disa kohë. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë lajm apo të dhënë për lidhjen e re të përfolur të Shakira. Nëse ajo darkë dhe buzëqeshja e madhe e Hamilton janë domethënëse, koha do ta tregojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *