• |
ide | kryesore

Arrestimi i Fredi Belerit/ Dule: E rrëmbeu policia me urdhër të Ramës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidati për bashkinë i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është arrestuar. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ishte i pranishëm në ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës. Ai e ka e quajtur një ‘sulm të pastër politik’ arrestimin e Fredi Belerit. Dule ka bërë thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen. Sipas tij, Beleri u mor në polici me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Pas një jave urrejtje, përçarje, lançimi, nga ana e kryeministrit Edi Rama kundër zotit Beleri, me urdhër dhe porosi të tij, forca policore, rrëmbyen në qendër të qytetit, me një skenë të shëmtuar, për në komisariatin e Vlorës, zotin Beljeri dhe avokatin e tij. Është akt i paprecedent dhe i pashpjegueshëm. Fenomen që ka lidhje vetëm me regjimet totalitare. Bëjmë thirrje për lirimin e tij. Garantimi i procesit zgjedhor dhe i votës, dhe heqja dorë nga intimidimi nga zoti Rama për qytetarët. Kemi paralajmëruar me deklaratën tonë të pardjeshme dhe dëshirojmë përsëri dhe sot t’u drejtohemi mediave, që të jenë të pranishme që të bëhet procesi transparent.”, tha Dule.

 

 



20 Comments

  1. Kriminel e nje spiun grek qe salihu e vuri kandidat belen dhe vota dhe ky bashke me dyshen salih-metaj kerkojne destabilitet ne jugun e shqiperise na bejne pastaj dhe si patriot sovraniste kunder fuqive te medha,si nje Qen serb do ngodhesh neper rruget e tirones,o kryececeni salih karaxhic berisha,ky Dule e spiunoje te spak kete kriminelin burgaxhi Beleri,lapsi thote rama sepse e ka sulmuar ne fushate

  2. Është kush është Beleri Rama me policinë kriminale e rrëmbeu si në kohën e Dullës. Monizem e diktaturë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *