• |
ide | kryesore

Në Olimpico mposhtte Bayer, jashtë e priste surpriza: Foti, asistenti i Mourinho, e gjeti makinën pa dyer

-Instant, Sport
Foti



Kujtimet e bukura të mbrëmjes europiane të fitores me Bayer Leverkusen janë shkatërruar nga një surprizë e shëmtuar. Salvatore Foti, ndihmësi i trajnerit të Romës José Mourinho, ndeshjen e Europa League e ndoqi nga tribuna e Olimpico, sepse ishte i skualifikuar. Në momentin që shkoi pastaj të merrte makinën e tij Toyota C-HR, që i ishte vënë në dispozicion nga Roma u befasua. Mjeti i parkuar në Eur, mes rrugës Giorgio Ribotta e Bilbao, ishte pa dy dyer (e përparme dhe e pasme e krahut të majtë).

Një shqetësim që detyroi bashkëshorten e trajnerit të bënte një denoncim ndaj personave të panjohur. Një episod fatkeq që i shtohet ditës negative të përjetuar nga asistenti i Mou. Vetëm para ndeshjes, në fakt Foti u ndalua me tre ndeshje nga UEFA. Shkak ishte konflikti me sulmuesin e Feyenoord, Gimenez, gjatë ndeshjes së dytë çerekfinale të luajtur më 20 prill.

Lexo më tej: Video/ Gatti shpëton Juventus në minutën e 97′, në Sevilla do të jetë vuajtje: Roma kalon Bayer, Bove çmend Olimpico

Megjithatë, nuk ishte vetëm Foti që duhej të merrej me një vjedhje. Para Roma-Bayer Leverkusen, mesfushori Nemanja Matic u detyrua gjithashtu të raportonte zhdukjen e baterisë në Mercedesin e tij G-Class. Makina e serbit ishte e parkuar pranë rrugës së Astri. Nuk është hera e parë që Matic përballet me një episod të ngjashëm. Nëntorin e kaluar mesfushori e kishte gjetur veturën me xhamin të thyer dhe pa timon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *