• |
ide | kryesore

Përmbytja në Emilia-Romanja, një minutë heshtje në të gjitha fushat: Ferrari dhuron një milionë euro

-Instant, Sport
Emilia-Romanja



Të gjithë kampionatet italiane të futbollit do të mbajnë një minutë heshtje përpara ndeshjeve të planifikuara për në fundjavë. Kjo u vendos nga FIGC për të nderuar viktimat e përmbytjes në Emilia-Romanja. “Presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina ka urdhëruar që të mbahet një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve. Kjo në të gjitha kampionatet e planifikuara, nga nesër dhe gjatë gjithë fundjavës, për të nderuar kujtimin e viktimave të përmbytjes që goditi Emilia Romanja. Në një moment kaq të vështirë, futbolli italian shtrëngohet rreth popullatave të prekura. E bashkohet me ngushëllimet për familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur”.

FERRARI DHURON NJË MILION EURO

“Ferrari do të dhurojë një milion euro” për të mbështetur zonat e prekura nga moti i keq. Kështu ka thënë presidenti i Rajonit të Emilia Romanja, Stefano Bonaccini. Deklarat e tij ka ardhur gjatë konferencës për shtyp në selinë e agjencisë rajonale për sigurinë territoriale dhe mbrojtjen civile për të bërë një bilanc të situatës. “Natyrisht kushdo që jep qoftë edhe një euro është i mirëpritur. E duhet falënderuar për bujarinë”, shtoi ai.

Lexo më tej: Shtrëngatë e përmbytje në Emilia-Romagna, anulohet GP i Imola: “Nuk dëshironim të garonim në emergjencë”

NJË MINUTË HESHTJE NË INTERNAZIONALI TË ROMËS

Federata Italiane e Tenisit dhe Padelit njoftoi se para fillimit të ndeshjeve të planifikuara sot në Internazionali BNL d’Italia, do të mbahet një minutë heshtje. Kjo për të shprehur solidaritetin me popullsinë e goditur rëndë nga përmbytjet dramatike në Emilia-Romanja dhe për të nderuar kujtimin e njerëzve që humbën jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *