• |
ide | kryesore

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në 8 bashki

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur miratimin e zgjedhjeve të 14 majit. Fillimisht u miratua rezultati i Bashkisë së Shkodër. Aty fitoi Benet Beci i Partisë Socialiste përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”. Po ashtu, janë miratuar rezultatet e votimit për kryetarin e Bashkisë Elbasan, Kamëz, Lushnje, Fier, Berat, Korçë dhe Vlorë.

Në Elbasan, fitues u shpall Gledjan Llatja përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi. Po ashtu u certifikua dhe rezultati për këshillat bashkiakë. Kujtojmë se PS mori 34 mandate, Bashkë Fitojmë 15, PD 4, PSD 3 dhe disa mandate partitë e vogla.

KQZ ka certifikuar rezultatin dhe në Lushnje, ku fituese u shpall kandidatja socialiste Eriselda Sefa me 22453 vota. Po ashtu u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë, ku PS ka marrë 24 mandate, Bashkë Fitojmë 7, PD 4, PSD 2, etj.

Gjithashtu u miratua rezultati për Fierin. Fitues në këtë bashki u shpall Armando Subashi me 35.309 vota. Sa u takon këshillave, PS ka marrë 33 këshilltarë, Bashkë Fitojmë 7, PD 4, PSD 5, etj.

KQZ certifikoi zgjedhjet dhe në Kamëz. Fitues u shpall Rakip Suli me 27.616 vota. Sa u takon këshillave, PS ka marrë 20 mandate, Bashkë Fitojmë 11, PD 3, PSD 2, etj. KQZ ka certifikuar rezultatet për Beratin, Korçën dhe Vlorën, ku fitues u shpallën Ervin Demo, Sotiraq Filo dhe Ermal Dredha. Gjithashtu u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë.



1 Comment

  1. ketij idioti kur vdiq olldashi ne aksident brenda me te ndjerin ishte dhe gruaja e tij, motra e nje deputeti , kte loqke e vene si klloun por paguhet shume mire, i bie klloune te jene ata qe votojnë edvin pallen, dhe fitojnë noc Rrokun,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *