Një shqiptar është vendosur në pranga të Policisë italiane. Sipas mediave italiane, një 54-vjeçar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.
Gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi u transportua në spital, iu nënshtrua operacionit të parë dhe aktualisht ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen. Ende hetohet shkaku i plagosjes, por dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.
Burrat shqiptare edhe kur rrojnë me paratë e fshesës nga gratë që sakrifikojnë gjithçka, i flijojnë ato në mënyra monstruoze.
U bënë tashmë disa vrasje ndër gratë në familjet shqiptare, sidomos në Itali, çka tregon se barbaria ndër shqiptarët po merr përmasa të pa para dikur.
Turp dhe dhimbje….