• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje rreth lidhjes së Megan Fox me reperin

Paparazzi, Slider



Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po punojnë për të “përmirësuar marrëdhënien e tyre”, thotë një burim për PEOPLE.

“Ata janë rikthyer bashkë. Ata kanë niaur terapinë,” u shpreh burim. “Gjërat ende nuk janë kthyer në normalitet.  Ata nuk kanë një datë martese. Megan ende është në mëdyshje”.

Aktorja e Jennifer’s Body la të kuptohet për një ndarje të mundshme shkurtin e kaluar, duke hequr fotot e reperit nga llogaria e saj në Instagram dhe duke postuar një mbishkrim të fshehtë. Një javë më vonë, ajo u kthye në rrjetin social për të thyer heshtjen mes spekulimeve se lidhja e tyre mund të ketë përfunduar. Fox shkroi në atë kohë, “Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të palëve të treta në këtë marrëdhënie. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në…njerëzit aktualë, DM, robotët e AI ose demonët.”

Në prill, të dy u fotografuan të kapur për dore në një udhëtim në Hawaii. Dhe javën e kaluar, MGK u shfaq në publikimin e Sports Illustrated Swimsuit të  për të mbështetur Fox, e cila është në kopertinën e këtij viti. Megjithatë, dyshja nuk kanë kaluar së bashku në tapetin e kuq.

Pas asaj pamjeje publike, një burim i brendshëm i tha medias se  planifikimi i dasmës së tyre “mbetet pezullr” edhe pse ata po rregullojnë marrëdhënien e tyre. “Ai po bën gjithçka që mundet për ta rikthyer atë, dhe ajo po e bën atë të punojë për të. Megjithatë, është ende një dinamikë jo e shëndetshme dhe miqtë e tyre thjesht nuk e shohin këtë të qëndrueshme,” tha burimi i brendshëm. “Ai nuk dëshiron të heqë dorë nga ajo. Machine është i shkëlqyeshëm me fëmijët e saj. Është një punë në progres.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *