• |
ide | kryesore

Mc Kresha dhe Lyrical Son flasin për largimin nga muzika

Paparazzi, Slider
Mc Kresha



MC Kresha dhe Lyrical Son, krijuesit e hiteve më të dëgjuara të muzikës Hip-Hop në vend, kanë folur për Top Albania Radio, për momentin e largimit nga muzika. Reperët u shprehën se e shohin muzikën si sport.

“Ne e shohim muzikën Hip-Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip-Hop deri 50 apo 60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne.” – është shprehur kështu MC Kresha.

Nëse po ndiheni keq pas këtij citimi, prisni…

“S’po heqim dorë sot. Nuk flasim për sot.”

Pra dhe për shumë vitë të tjera do të kemi mundësinë të shijojmë hitet nga the perfect duo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *