• |
ide | kryesore

Fiorentina humbi finalen, Commisso shpërthen ndaj arbitrit: “Ata të West Ham ishin kafshë”

-Instant, Sport
Commisso



Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso nuk e fshehu zemërimin dhe zhgënjimin pas humbjes në finalen e Conference League ndaj West Ham. Sipërmarrësi italo-amerikan shpërtheu kundër arbitrit spanjoll Del Cerro Grande: “Prisja që mund ta fitonim këtë ndeshje, por ka pasur disa raste në fushë ku arbitri duhet të bënte diferencën. Jovic përfundoi me hundë të thyer, fakti tjetër është ai i Biraghi”. Në shënjestër të Commisso përfunduan edhe anglezët: “Kam folur me presidentin e Premier League dhe i thashë se ata aty janë kafshë për mënyrën se si i trajtuan lojtarët tanë”.

“Ne mund ta kishim fituar atë ndeshje 3-0 – vazhdoi Commisso –. Sa për tifozët, siç e kam thënë tashmë, më vjen shumë keq për ta. Meritonin më shumë, por ne nuk ia dolëm”.

Lexo më tej: Video/ Bowen çon në ekstazë West Ham: dorëzohet në të 90′ Fiorentina, Hammers fitojnë Conference League

Ky zhgënjim për presidentin e Fiorentinës do të jetë një pikënisje për sezonin e ardhshëm. “Unë fola me trajnerin, e përgëzova për sezonin, por të gjithë e kemi moralin përtokët Duhet të ecim përpara. Duhet të fillojmë nga këtu për të bërë më mirë sezonin e ardhshëm. A e meritonim kupën? I humbëm të dyja ndeshjet 2-1. Ne meritonim më shumë, por ky është futbolli. Më vjen keq për tifozët, ata meritojnë më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *