• |
ide | kryesore

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, vret veten 86-vjeçari

Arkiva



Një 86-vjeçar i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka vrarë veten në qeli. Bëhet fjalë për Njazi Cekën, i dënuar me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprës penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje”. Nga sa u konstatua si rezultat i vlerësimin paraprak, vdekja e tij ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.

Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të Njazi Cekës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i burgosuri ishte shtruar nga Durrësi në Spitalin e Burgjeve më 1 qershor të këtij viti për probleme kardiake.

Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat. Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *