• |
ide | kryesore

Ancelotti hedh në gjyq Everton për 2 milion paund: lajmin e ka zbuluar The Guardian

-Instant, Sport
Ancelotti



Carlo Ancelotti ka denoncuar Everton, skuadër që tekniku e drejtoi nga viti 2019 deri në 2021, sipas asaj që zbuloi The Guardian. Tabloidi anglez ka publikuar lajmin që përfshin trajnerin italian dhe ish-skuadrën e tij, Everton. Carletto i drejtoi Toffees nga dhjetori 2019 deri në qershor 2021. Më saktë, midis fundit të aventurës në Napoli dhe rikthimit te Real Madrid.

Sipas The Guardian, ekipi i avokatëve të teknikut Carlo Ancelotti tashmë ka depozituar denoncimin. Klubi nga Liverpool do të duhet të përballet me të në Gjykatën e Lartë në Londër.

Lexo më tej: Video/ Verdiktet e fundit të Premier League: pasarelë nderi në humbjen e City, shpëton në fund Everton

NË SHËNJESTËR AKORDET KOMERCIALE

Arsyeja e përplasjes ligjore mes ish-trajnerit të Napolit dhe Milanit dhe Toffees lidhet me kontratat dhe marrëveshjet e përgjithshme komerciale. Bëhet fjalë për një total prej rreth 2 milionë paund ende për t’i paguar trajnerit. Mbetet për t’u kuptuar përse ekipi ligjor i trajnerit italian priti dy vite para se të bënte denoncim.

Everton, që këtë sezon shpëtoi në javën e fundit në dispozicion, e sheh veten të përballet me probleme ligjore dhe sportive. Një pjesë e madhe e skuadrës do të zëvendësohet në përpjekje për t’u larguar nga zonat e ulëta të renditjes sezonin e ardhshëm. E tani erdhi edhe thirrja për gjyq, nga një e shkuar dy vjet më parë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *