• |
ide | kryesore

Vlahovic mendon largimin nga Juventus, menaxheri në bisedime me Bayern

-Instant, Sport
Vlahovic



Dusan Vlahovic dëmtohet sërish. Sulmuesi i Juventus u largua nga grumbullimi në Serbi për shkak të dhimbjes në ijë që e mundon prej muajsh. Një tjetër ndalesë, e pesta këtë vit dhe që mund të ndikojë në vlerësimet e merkatos. Kjo edhe për faktin se llogaritë për dështimin e bardhezinjve për t’u kualifikuar në Champions League peshon shumë. Vlahovic nuk është i pashitshëm për Juventus dhe prej javësh flitet për një interes konkret nga Bayern Munich. Serbi, i marrë nga Fiorentina 70 milionë (plus 10 bonuse) në janar 2022, ka shënuar 23 gola në 63 ndeshje. “Bayern mund të shpenzojë edhe 100 milionë, por duhet të jetë zgjedhja e duhur. Dihet që jemi në kërkim të një qendërsulmuesi, jemi në rrugën e duhur”, tha dje presidenti i klubit bavarez. Tani për tani oferta nga gjermanët ende nuk arrin 80 milionët e kërkuara nga Manna dhe Calvo.

Lexo më tej: Bayern Munich shënjestron Vlahovic: Juventus refuzon 50-60 milionë euro, kërkon 30 më shumë

PLANET E BARDHEZINJVE

Ja përse në ditët në vijim drejtori i përkohshëm sportiv i bardhezinjve do të fluturojë drejt Londrës. Chelsea e trajneri i ri Pochettino kërkon një numër 9 dhe ka hedhur sytë nga Valhovic. Për të ulur koston e kartonit, anglezët janë gati të vendosnin në tavolinë Lukaku dhe Loftus-Cheek, por Juventus do të donte vetëm para.

Duke folur për para, në Londër Manna do të takohet edhe me Tottenham, që kërkon të mbajë Kulusevski. Spurs megjithatë duan të paguajnë më pak se 35 milionë (plus 10 bonus) të rënë dakord në verë. Kështu, këto do të jenë ditë shumë intensive për menaxherin e Juventus. Pas shitjeve duhet menduar edhe për blerjet duke qenë se në rast të shitjes së Vlahovic, largimin e Di Maria dhe Milik, sulmi duhet të revolucionarizohet plotësisht.

Për momentin, idetë për repartin ofensiv të çojnë te Scamacca. Italiani do të largohet nga West Ham pas vetëm një sezoni e mund të transferohet në formë huazimi. Firmino, i cili është i lirë nga Liverpool, pëlqehet shumë edhe nga Inter. Ndërsa, Hojlund i Atalantës, i cili kushton rreth 35 milionë duket i destinuar për Manchester United.

E ardhmja e sulmit të Juves është e lidhur ngushtë me Premier League, ndërkohë që Vlahovic mediton lamtumirën e tij dhe merret me Bayern.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *