• |
ide | kryesore

Video/ Nga finalja e Champions te Moldavia, Asllani ka një plan: “Sa më shumë mban topin, rriten shanset”

-Instant, F1, Sport, Video
Asllani



“Kam ardhur prej dy ditësh dhe e kam parë grupin shumë mirë. Po stërvitemi shumë fort dhe po presim ndeshjen me Moldavinë. Do të bëjmë mirë”. Kristjan Asllani e ka harruar tashmë finalen e Ligës së Kampioneve dhe fokusin e ka te Kombëtarja. Duhen tre pikët ndaj Moldavisë dhe në këtë pikë nuk ka kompromis. Mesfushori i Interit mendon se kuqezinjtë duhet ta kontrollojnë ndeshjen e së shtunës dhe të marrin tre pikët. Ai beson shumë se Shqipëria mund ta sigurojë një vend në finalet e Kampionatit Europian Gjermani 2024: “Moldavia është një skuadër që do të na presë në fushën e vet. Për mua duhet ta mbajmë topin gjithë ndeshjen. Sa më shumë e mban topin, ke më shumë shanse të shënosh gol”.

FINALJA E HUMBUR E CHAMPIONS

Sezoni më Inter ka qenë sa i vështirë aq dhe i suksesshëm, mes minutave të pakta e dy trofeve të fituar e një të humbur në finale: “Kam marrë pak minuta, por të shohësh lojtarët që luajnë para meje, është një endërr vetëm të luash me ta. Kam mësuar shumë dhe kam ardhur këtu me objektivin të marrim tre pikët me Moldavinë. Pastaj shohim ndeshjen tjetër. Kam qenë brenda një grupi që donte t’i fitonte të gjitha ndeshjet. Kemi fituar dy kupa. Vij këtu dhe dua të jetë një grup që do të fitojë çdo ndeshje. Të mendojmë ndeshje për ndeshje dhe të arrijmë te ëndrra jonë, që është Europiani”.

Lexo më tej: Ramadani, replikë në distancë me teknikun e Moldavisë: “Ai ka mendimin e tij, ne tonin”

RAPORTI ME TEKNIKUN SYLVINHO

Raporti më Sylvinho është ndërtuar që në momentin që braziliani firmosi. Ndoshta sepse Asllani luan për Inter, ku një eksperiencë e ka patur edhe trajneri, apo se mesfushori është një nga lojtarët më me kualitet, por të dy janë bashkëpunues: “Sylvinho përdor një modul që unë e kam shumë qejf. Është një trajner që flet me të gjithë futbollistët. Ka folur me të gjithë. Sapo ka firmosur ka folur me mua dhe kam një raport shumë të mirë me të – shpjegoi Asllani -. Sa ka dalë grupi e kam thënë se kjo Kombëtare mund të arrijë shumë larg. Jemi një grup shumë i mirë, shumë lojtarë të fortë. Të kalojmë grupin dhe të shkojmë në Europian, kjo është ëndrra jonë”.

https://www.youtube.com/watch?v=nqqmpi0Ldug



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *