• |
ide | kryesore

Real Madrid prezanton Jude Bellingham: numri 5, ai i Zinedine Zidane

-Instant, Sport
Jude



Fanella me numër 5 e Zinedine Zidane dhe e ardhmja si galaktik që e kishte ëndërruar gjithmonë. Dita e parë e Jude Bellingham te Real Madrid ka një shije të veçantë. Mesfushori anglez 19-vjeçar, i cili mbërriti nën urdhërat e Carlo Ancelottit nga Borussia Dortmund, fillon aventurën e tij me skuadrën madrilene. “Është dita më e rëndësishme e jetës sime, dita e parë në klubin më të madh në botë”, tha Bellingham.

Lojtari i lindur në vitin 2003 gjatë prezantimit e nisi duke fituar zemrën e tifozëve të tij të rinj. “Përshëndetje tifozë të Madrid. Doja të falënderoja të gjithë ata që janë këtu në ditën më të rëndësishme të jetës sime – tha Jude Bellingham -. Dua të falënderoj të gjithë ata që më sollën këtu. Dhe falënderoj familjen time. Së fundi, Hala Madrid!” .

Për të sjellë Jude Bellingham te Real, klubi i Florentino Perez shpenzoi njëqind milionë euro. Anglezi adoleshent është blerja e dytë më e shtrenjtë ndonjëherë në shtëpinë e merengues, në të njëjtin nivel me Bale. “Një nga lojtarët më të mirë në botë mbërrin në Madrid – tha Perez -. E ai është këtu sepse e donte, sepse vendosi që historia e tij duhej të lidhej me këtë klub, më i miri. Jam i sigurt që re në dashuri me Real duke parë pesë Ligat tona të fundit të Kampionëve. Do të përpiqemi të të bëjmë shumë të lumtur dhe t’i bëjmë të gjitha ëndrrat e tua realitet. Do të shohësh se me këtë fanellë asgjë nuk është e pamundur” e mbylli Perez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *