• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk ka vend për Asllanin, krahun e majtë e “fiton” Mitaj: ja formacionet zyrtare të teknikut Sylvinho

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



“Formacionin e kam në mendje” tha në konferencën për shtyp tekniku i kombëtares Sylvinho. E në fakt kështu është, sepse zgjedhjet janë ato që braziliani kishte lënë të kuptohej edhe gjatë javës së fundit të përgatitjeve. Kundër Moldavisë pak surpriza, por shumë ndryshime në krahasim me debutimin.

“Portën do ta vendos në fund” tha Sylvinho dhe për të mos rrezikuar i besoi portën Etrit Berishës. Të katër portierët janë në ekuilibër për brazilianin, që në këtë rast ka zgjedhur eksperiencën. Prapavija është ajo që mendohej pas rikthimit të dyshes së Serie A, Ismajli-Gjimshiti. Të dy kanë marrë besimin e teknikut, që ka spostuar Hysajn në të djathtë pas dëmtimit të Balliut. E atëherë në të majtë Mario Mitaj ka fituar një fanellë titullari, duke mbyllur gjithcka në aspektin e mbrojtjes.

Lexo më tej:Shqipëria e fundit, moldavët të pamundur: formacioni e precedentët në ndeshjen që duhet fituar

Ramadani do të formojë dyshen e mesfushës me një tjetër të rikthyer, Baren. Finalisti i Champions, Asllani, duhet ta shohë ndeshjen sërish nga pankina. Në treshen mbështetëse të Cikalleshit do të luajë Bajrami, ndërsa nga krahët ripropozohen Uzuni e Asani. Praktikisht të njëjtët me të cilët Sylvinho sulmoi Poloninë, në ndeshjen e tij të parë në pankinë.

Shqipëria luan në shtëpi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë. Në “Air Albania” kuqezinjtë do të synojnë fitoren e parë në kualifikuese. Suksesi i parë në pankinën kuqezi do të ishte edhe për teknikun Sylvinho, që do të mbetej në garë për një vend në Europian. Pa i munguar respektin, Moldavia dhe Ishujt Faroe janë skuadrat më të lehta të grupit, ndaj dhe fitorja është detyrim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *