• |
ide | kryesore

Publikohet trailer i sezonit të dytë të Squid Game

Paparazzi, Slider
Squid Game



Netflix ka zbuluar ‘trailer’-in për “Squid Game 2”, i cili sjell personazhe të rinj që i janë bashkuar kastit të mëparshëm.

‘Trailer’-i i shkurtër tregon pak nga ajo që pritet të ndodhë këtë sezon, përfshirë lojërat vdekjeprurëse nga sezoni i kaluar: “Red Light, Green Light” dhe “Glass Bridge Race”. Seong, i luajtur nga ikona koreane, Lee Jung-jae, që do të kthehet në krye të sezonit të dytë.

Katër aktorë të rinj shfaqen duke qëndruar pezull mbi butonin që lejon lojtarët të votojnë për vazhdimin e lojërave.

“Squid Game” është shfaqja më e shikuar e Netflix dhe grumbulloi një rekord prej 1.65 miliardë orësh shikimi në vetëm 28 ditë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm, “Bridgerton”.

Ky serial po ashtu mori 14 nominime për “Emmy” në Primetime dhe u bë shfaqja e parë në gjuhë të huaj që u nominua.

Akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të jetë premiera e “Squid Game 2”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=0N-VcJEn2hY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *