• |
ide | kryesore

Humbja në Bjellorusi rrëzon Giresse nga pankina: Kosova shkarkon teknikun francez

-Instant, Sport
Giresse



Tre barazime e një humbje, ky ka qenë bilanci i Alain Giresse në pankinën e Kosovës në fushatën kualifikuese drejt Euro2024. Tekniku Francez është shkarkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës pas humbjes 2-1 me Bjellorusinë. Renditja e Dardanëve është kompromentuar me tre pikë në katër ndeshje. E me Zvicrën që kryeson Grupin I me 10 pikë, Rumaninë 8 e Izraelin 7, gjërat duken të humbura.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Federata kosovare njoftoi se ndërprerja e bashkëpunimit është arritur në mënyrë konsensuale, me Giresse të ndërgjegjshëm se rezultatet kanë qenë negative.

Në Bjellorusi gabimet individuale shembën shpresat e skuadrës së teknikut francez. Një gabim flagrant në pasimin prapa i mbrojtësit Kryeziu i dha mundësinë e avantazhit bjellorusëve. Në minutën e 73’ Morozov zhbllokoi ndeshjen, ndërsa i preu këmbët të besuarve të Giresse, në momentin e tyre më të mirë. E pas 2 minutash Ebong dyfishoi rezultatin për ta bërë të pakthyeshëm. Goli i vetëm për Kosovën u shënua nga Muriqi me penallti. Sulmuesi i Mallorca shënoi në minutën e 87′, shumë vonë për të ndryshuar fatet e një ndeshje që mund të kishte shkuar ndryshe.

KOMUNIKATA E FEDERATËS:

20 qershor, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2).

Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.

Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *