• |
ide | kryesore

Kelly Clarkson tregon pasojat e divorcit: Nuk mund të flisja

Paparazzi, Slider



Kelly Clarkson tregoi se divorci i saj nga Brandon Blackstock ishte shumë  i vështirë sesa mendonte.

“Thjesht për të qenë brutalisht e sinqertë, nuk e trajtova mirë divorcin”, tha këngëtarja e “Stronger” Zane Lowe gjatë një interviste në Apple Music. “Nuk e di se si njerëzit e kalojnë një gjë të tillë sepse nuk mund të them se unë e kalova shumë mirë.” Kelly, e cila paraqiti kërkesën për divorc në qershor 2020 pas gati shtatë vjet martese, kujtoi “se qau aq shumë pas ndarjes sa ajo “as që mund të fliste”. Për këtë, ajo fajësoi “zakonet jo të shëndetshme” të saj gjatë martesës, duke thënë se ato ia shtuan edhe hidhërimin.

Ndërsa nuk e përmendi drejtpërdrejt Blackstock-un,artistja  vuri në dukje se zakonet e mësuara nga edukimi i saj fetar ndonjëherë do ta shtynin atë të vendoste nevojat e dikujt tjetër para të sajat. “Kjo nuk më shërbeu aq mirë, me sa duket, në një marrëdhënie,” tha ajo, duke shtuar, “Kishte thjesht shumë zakone të pashëndetshme që njihni ose zakone që i kuptoni që nuk i keni parë më parë.”

Clarkson dhe Blackstock – të cilët kanë vajzën River Rose, 9 vjeç dhe djalin Remington, 7 vjeç – patën një divorc të zgjatur që përfundimisht u zgjidh në mars 2022 pas dy vitesh beteja gjyqësore. Në korrik 2021, fituesja e “American Idol” u urdhërua t’i paguante ish-bashkëshortit të saj afro 200,000 dollarë mbështetje mujore për të dhe fëmijët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *