• |
ide | kryesore

Zbulohet data e përsëritjes së zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bashkinë



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka propozuar që përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës të mbahen më 23 korrik. Data do të miratohet përfundimisht ditën e hënë kur edhe do të mbahet mbledhja e kryekomisonerit Ilirian Celibashi.

“Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten në datën 23 Korrik 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”, – thuhet në vendimin që ka bërë gati administrata e KQZ-së.

Ishte Kolegji Zgjedhor që vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut. Kjo pasi diferenca e votave mes dy kandidatëve, ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV.

Zgjedhje të reja do të mbahen edhe në bashkinë e Kukësit pas shkarkimit të Safet Gjicit, por data është ende pezull.

Këtë të premte Kolegji Zgjedhor vendosur rinumërim të votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë. Procesi do të bëhet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ. Kolegji Zgjedhor e mori vendimin gjatë shqyrtimit të ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi. Këta kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë pas rinumërimit të këtyre kutive. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *