• |
ide | kryesore

Onana portieri i ri i Manchester United: Inter ka dy emra për ta zëvendësuar

-Instant, Sport
Onana



Pothuajse e pamundur të thuash jo. Inter së shpejti mund të shesë Andrè Onana, portierin kamerunas që erdhi si transferim i lirë verën e kaluar. Arsyet janë dy. E para se është gjithmonë shumë e vështirë të refuzosh një ofertë që vjen nga Manchester United. E dyta se bëhet fjalë për 50 milionë plus bonuse për një lojtar të marrë “falas” vetëm 12 muaj më parë. Sidomos në situatën ekonomike në të cilën ndodhen zikaltrit, shitja e portierit është pothuajse e detyruar për arsye buxhetore. Kështu që Marotta dhe Ausilio kanë filluar tashmë të kërkojnë një zëvendësues. Mamardashvili i Valencia dhe Sommer i Bayern Munich janë dy objektivat e parë. Ndërsa Audero i Sampdorias mund të mbërrijë si rezervë për titullarin e ri.

Onana ishte një nga zbulimet e sezonit të Inter. I nisur si zëvendësues i Handanovic, kamerunasi më pas u ngjit në hierarki. Onana ishte shpeshherë vendimtar, veçanërisht në ndeshjet e Champions League. Paraqitjet e tij tërhoqën interesin e emrave të mëdhenj anglezë, veçanërisht nga Chelsea dhe Manchester United. E janë Djajtë e Kuq, sipas Gazzetta dello Sport, ata që kanë bërë lëvizjen vendimtare. 50 milionë plus bonuse për ta sjellë portierin nën urdhërat e Ten Hag, në kërkim të një numri 1 të ri.

Lexo më tej: United i vë ‘pengesën’ Chelsea: ten Hag telefonon André Onana për tu transferuar në Old Trafford

MAMARDASHVILI, SOMMER E… AUDERO

Prandaj, shitja shumë e mundshme e kamerunasit kërkon që Marotta dhe Ausilio të fillojnë kërkimin për një zëvendësues. Janë dy emrat më të nxehtë për momentin. Giorgi Mamardashvili, 22-vjeçari që u evidentua me Valencian dhe Yann Sommer, një portier ekspert duke pasur parasysh 34 vitet e tij dhe mbi 650 paraqitje në karrierë. Pastaj ka një objektiv të tretë, më të izoluar, një lloj hibridi midis një titullari të mundshëm dhe një zëvendësi veçanërisht të besueshëm. Emil Audero i Sampdorias, që sapo ka rënë në Serie B. Vlerësimi i tij është rreth 10 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *