Grupi Wagnere është i vendosur për të bërë grusht shteti në Rusi. Gjatë gjithë ditës ka patur deklarata të ndërsjellta mes presidentit Vladimir Putin dhe kreut të mercenarëve Yevgeny Prigozhin. Ndërkohë raportohet se aktiviteti i Wanger nuk mbetet vetëm në qytetin Rostov.
BBC njofton se grupi i mercenarëve, që ka gjithsej 25 mijë anëtarë, është duke lëvizur në rajon edhe pajisje. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga guvernatori i rajonit të Lipetskut, Igor Artamonov, zonë kjo më pak se 400 km nga Moska.
“Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll”, tha ai, teksa paralajmëroi banorët të mos largohen nga banesat e tyre dhe të shmangin çdo udhëtim të mundshëm nga frika e përshkallëzimit të situatës.