• |
ide | kryesore

Testamenti/ Djali i Prigozhin merr frenat e “Wagner” dhe miliardat e të atit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Wagner Prigozhin



Djali 25-vjeçar i Yevgeny Prigozhin do të marrë vendin e lënë bosh nga babai i tij dhe do të bëhet “bosi” i ardhshëm i grupit Wagner. Pavel Prigozhin duket se do të trashëgojë pjesën dërrmuese të pasurisë së babait të tij duke përfshirë edhe grupin mercenar, pronat dhe rreth 100 milionë paund. Kjo del nga një fotografi e postuar në mediat sociale të atij që duket të jetë testamenti i Prigozhin. I riu tashmë është duke negociuar me gardën kombëtare ruse, Rosgvardia për ribashkimin e organizatës mercenare në luftime në Ukrainë. Dikur një biznesmen me një perandori hotelierie, mik me Vladimir Putinin, Yevgeny Prigozhinit iu dha pseudonimi “kuzhinieri i Putinit”.

Prigozhin grumbulloi pasuri të mëdha përpara se të themelonte Grupin Wagner, aleat të Kremlinit, i cili mbështeti luftën e Rusisë në Ukrainë. Por, në gusht, 2 muaj pasi 62-vjeçari udhëhoqi milicinë e tij private në një rebelim të dështuar kundër udhëheqjes ushtarake të vendit të tij, ai vdiq në një aksident ajror pranë Moskës. Shkaku i incidentit ende nuk është përcaktuar. Në dokumentin e shpërndarë në një kanal Telegram, i cili nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur sugjeron se Prigozhin kishte lënë një testament që ishte noterizuar më 2 mars dhe ia la trashëgim djalit të tij pjesën më të madhe të trashëgimisë.

<p>Pavel Prigozhin appears to be inheriting the vast majority of his father’s riches </p>

Sipas “The Times”, në testament shkruhet: “E gjithë prona ime… si dhe pronat që mund të fitohen nga unë në të ardhmen, i lë trashëgim Pavel Evgenyevich Prigozhin.” Krahas Grupit Wagner, Pavel do të trashëgojë rreth 100 milionë paund, një shtëpi 3-katëshe në Shën Petersburg, 9 shoqëri aksionare dhe aksione në Concord dhe perandorinë e hotelierisë. 25-vjeçari, së bashku me nënën e tij Lyubova dhe motrën e madhe Polina, tashmë “luan role të ndryshme në sipërmarrjet e biznesit të Prigozhin” që përfitojnë nga “statusi i tij i favorizuar brenda elitës ruse”, raportoi Financial Times.

Midis tyre është një kompani ruse e kontrolluar nga Pavel e quajtur Lakhta Plaza. Ajo u sanksionua nga SHBA në mars 2022. Polina u bë aksionere në kompani në vitin 2019. Gjyshja artiste e Pavelit, Violetta, e cila është në të 80-at, është sanksionuar gjithashtu nga Perëndimi. Mbretëria e Bashkuar, BE-ja dhe Kanadaja e vendosën atë nën sanksione për mbështetjen e Wagner. Megjithatë, ajo arriti të bindë një gjykatë të BE-së në fillim të këtij viti se ajo nuk ishte e lidhur financiarisht me djalin e saj dhe kufizimet u hoqën.

<p>Yevgeny Prigozhin accumulated vast wealth before going on to found the Kremlin-allied Wagner Group, which backed up Russia’s war in Ukraine</p>

Ndërkohë, Polina dhe motra më e vogël e Pavelit, Veronika njihen si apasionuara pas kalërimit. Dyshja garuan jashtë Rusisë në qindra ngjarje gjatë dekadës së kaluar në Gjermani, Francë, Portugali, Itali, Belgjikë dhe Spanjë. Violetta hapi galerinë e saj të artit, Colors of Life, në vitin 2018. Pavel ka luftuar me Wagnerin në Siri, sipas postimeve të babait të tij në mediat sociale. Atij iu dha “kryqi i zi” i grupit, i cili është vlerësim për shërbimin ushtarak. Ka shpresa mes besnikëve se Pavel do të vazhdojë trashëgiminë e babait të tij nëse merr komandën e grupit mercenar.

25-vjeçari tashmë kontrollon kompani të shumta dhe komplekse të pasurive të patundshme luksoze në Shën Petersburg. Ai gjithashtu është sanksionuar nga një numër vendesh, duke përfshirë Kanadanë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Nëse Paveli vdes, trashëgimia do t’i shkojë të vesë së Prigozhin, Lyubova, dy motrave të Pavelit dhe nipit të shefit të Wagnerit, sipas dokumentit. Në letër tregohet se nipi është fëmija i Pavelit megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Ndërkohë, Pavel thuhet se duhet të sigurojë familjen, përfshirë Violettën, sipas kushteve të testamentit.

<p>Dozens of mourners on Sunday hailed the mutinous mercenary chief Prigozhin as a patriotic hero of Russia who had spoken truth to power</p>

Thuhet se Pavel muajin e kaluar e pranoi testamentin dhe “parametrat” e tij megjithëse kanali Telegram i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë ka sugjeruar se ai tashmë po kontestohet mes një konflikti që ka shpërthyer brenda familjes. Të dielën, Pavel dhe Violetta vendosën së bashku lule në varrin e Prigozhin në ish-kryeqytetin perandorak të Shën Petersburgut. Ata ishin mes dhjetëra vajtuesve që përshëndetën shefin e mercenarëve si një hero patriotik të Rusisë që i kishte thënë të vërtetën pushtetit. Mbështetësit valëvitën flamujt e zinj të Wagner që kanë një kafkë dhe moton “Gjak, Nder, Atdhe, Guxim”.

Vladimir Putin's enemy Yevgeny Prigozhin died in a fiery plane crash. What next for his glamorous wife and three children? - ABC News

“Fondacioni Kundër Korrupsionit” i aktivistit rus të opozitës Alexei Navalny ka sugjeruar se pasuria e Prigozhin mund të arrijë deri në 2 trilion rubla, megjithëse pasuria e tij zyrtare është vlerësuar në 14.6 miliardë. Pavarësisht sanksioneve perëndimore, një hetim i Financial Times zbuloi se Prigozhin gjeneroi të ardhura prej më shumë se 1 çerek miliardë dollarësh nga perandoria e tij globale e burimeve natyrore në 4 vitet para se Rusia të pushtonte Ukrainën. Që nga formimi i tij, Wagner është akuzuar se ka kryer shkelje të të drejtave të njeriut në Siri, Libi, Republikën e Afrikës Qendrore, Sudan, Mali, Mozambik dhe së fundmi në Ukrainë. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *