• |
ide | kryesore

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, prindër për herë të dytë

Paparazzi, Slider



Jonida Vokshi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshorti,Besnik Krapi, i cili përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar emrin e djalit të tyre.

“Shokë e shoqe. IAN quhet djali ynë që lindi shëndoshë e mirë sot. Jonida është shumë mirë dhe ju përqafojmë të gjithëve”, shkroi Besniku. Dyshja janë gjithashtu prindër të një vajze, të quajtur Emi.Më parë, Vokshi në një intervistë për Soiree ka treguar sesi nisi romanca e tyre. “Ne jemi njohur shumë më para se të lidheshim, gjatë serialit “O sa mirë”. Kishim vite që bashkëpunonim. Në fillime e shikoja si koleg, ishte shumë shakaxhi, bënte diferencë nga tjerët dhe na bënte të gjithëve të qeshnim. E shihja me syrin ndryshe por nuk e mendoja se do ishim një ditë këtu. Më pas brenda një dite ndodhi gjithçka; Besniku filloi komunikimin, më mori numrin dhe ja ku jemi”, tregoi moderatorja në studio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *