• |
ide | kryesore

Grimes dhe Elon Musk, prindër për herë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Grimes ka zbuluar së fundmi se ajo dhe Elon Musk janë bërë prindër për herë të dytë.

Në një intervistë të re me Vanity Fair,  muzikantja tregoi se ajo dhe CEO i Tesla-s mirëpritën privatisht një vajzë së fundmi përmes një gruaje surrogate. “Emri i saj i plotë është Exa Dark Sideræl Musk.Exa është një referencë për termin superkompjuterik exaFLOPS (aftësia për të kryer1 kuintilion operacione për sekondë), ndërsa Dark (errësira) përfaqëson “të panjohurën”.Njerëzit i frikësohen asaj, por në të vërtetë është mungesa e fotoneve. Errësira është misteri i bukur i universit tonë”, u shpreh ajo.Sa i përket Sideræl-it, (i shqiptuar sigh-deer-ee-el ) do të thotë “koha e vërtetë e universit, koha e yllit, koha e hapësirës së thellë”.  Vjeshtën e kaluar, Elon i cili është gjithashtu baba i pesë djemve nga një lidhje e mëparshme konfirmoi se ai dhe Grimes u ndanë pas tre vitesh lidhje./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *