• |
ide | kryesore

Lukaku me zemër zikaltër: refuzon 58 milionë euro pagë vjetore, dëshiron vetëm Inter

-Instant, Sport
lukaku



Ndonjëherë vlen zemra. E ky është rasti i Romelu Lukaku. Sulmuesi belg për të vazhduar të luajë me Inter ka refuzuar një pagesë faraonike. 58 milionë euro të ardhura nga Arabia Saudite nuk vlejnë mjaftueshëm për t’i zhveshur belgut fanellën zikaltër. Njëherë Big Rom gaboi, kur u kthye te Chelsea, tani nuk dëshiron të bëjë të njëjtin gabim.

Një tjetër jo për Al Hilal dhe një tjetër mesazh i qartë për Chelsea: Romelu Lukaku dëshiron të vazhdojë të luajë në Europë dhe ai absolutisht dëshiron ta bëjë këtë me fanellën e Inter. Refuzimi i fundit, raporton Sky Sports UK sot, sigurisht që shkakton një sensacion. Sipas transmetuesit anglez, Big Rom në fakt i është përgjigjur negativisht propozimit faraonik. Al Hilal ofronte 50 milionë paund në vit, gati 58 milionë euro për të marrë sulmuesin në Arabinë Saudite.

Lexo më tej: Arabia epiqendra e futbollit, kërkon edhe Lukaku: përgjigja e belgut ndaj mega ofertës saudite

Lukaku është i bindur se do të jetë në gjendje të jetë diferencues edhe një herë, si vitin e kaluar. Belgu po punon së bashku me drejtuesit e Inter për të kapërcyer rezistencën e Blues. Edhe nga Anglia vjen lajmi se Inter është gati t’i paraqesë një ofertë të re klubit londinez, me një detyrim shlyerje të përcaktuar fillimisht në 30 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *