• |
ide | kryesore

Kolegji Zgjedhor vendos për fatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuçovës



Këtë të premte Kolegji Zgjedhor kreu procesin e rinumërimit të 18 kutive, për bashkinë e Kuçovës padisë së bërë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi. Nga rinuëmrimi doli se Maliqi kishte marrë në kuti 4 vota më shumë, kandidati socialist Kreshnik Hajdari 9 vota më shumë ndërsa ai i PD-së së vulës, Ilirian Koxhaj me 2 vota më shumë. Kjo bëri që rezultati për fituesin të mos ndryshojë pasi kandidati i PS ka mbi 600 vota diferencë.

Megjithatë Maliqi kërkoi që zgjedhjet në këtë bashki të shpalleshin të pavlefshme për shkak të parregullsive dhe procesi në bashkinë e Kuçovës të përsëritej. Pasi dëgjoi palët Kolegji e kërzoi kërkesën e kandidatit të BF dhe la në fuqi rezultatin. Vetë Maliqi e cilësoi këtë vendim politik duke shtuar se zgjedhjet nuk do të njihen nga opozita.

“Ky proces dhe ky vendim ishte pak a shumë i njëjti që kisha me burimet e mia nga Rilindja se donin ta shpallnin fitues dhe në vjeshtë të bëjnë zgjedhjet me kandidat tjetër. E dinin shumë mirë se me këtë kandidat ishte e pamundur. Votim afrikan ishte në Kuçovë. Kodi Zgjedhor thotë që vota është e fshehtë.

E patë që dokumentacionet ishin për faqe të zezë. Unë jam i qetë, jam mësuar me këto beteja. Do vijoj me beteja politike. Këto zgjedhje si në Kuçovë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe OSBE do japë konkluzione të këqija. Qesh mirë kush qesh i fundit thotë populli.

Nesër të marrim njerëzit e të votojnë. Nuk qenka problem për 2-3-4 apo 5 veta. Ti themi njerëzve votoni me karta. Ky ishte vendim politik. Ju tregova shqiptarëve me fakte se çfarë ndodh, zgjedhjet nuk do njihen nga opozita. Sot fitoi krimi, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës”, – tha Maliqi. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *