• |
ide | kryesore

Video/ Tragjedi në Spa, humb jetën piloti Dilano van ‘t Hoff: përplaset në pistë nga një makinë tjetër

-Instant, Sport, Video
Hoff



Tragjedi në botën e automobilizmit. Piloti i ri holandez Dilano van ‘t Hoff, 18 vjeç, humbi jetën në një përplasje të dhunshme në pistë. Gjithçka ndodhi në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit rajonal evropian Formula 3. Van ‘t Hoff u përplas me një makinë tjetër nën shiun e rrëmbyeshëm që po binte në cirkuitin legjendar belg. Makina e tij mbeti e palëvizur në mes të pistës, në drejtimin Kemmel dhe më pas u godit drejtpërdrejt nga një makinë që i erdhi nga pas shpine. Ai u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore. Më pas Van ‘t Hoff u dërgua me urgjencë në spital, por nuk kishte asgjë për të bërë.

Dinamika e aksidentit solli në mendje atë të vitit 2019 mes Juan Manuel Correa dhe Anthoine Hubert. Në atë rast përplasje i kushtoi jetën talentit të ri francez të F2.

Lexo më tej:Video/ Makina u nda në dysh nga përplasja: 22 vjeçari Hubert humb jetën në F2, Hamilton i ashpër: “Pilotët pak të vlerësuar”

MESAZHI NGUSHËLLUES I F1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *