• |
ide | kryesore

Presidenti Begaj mungon në ceremoninë e pritjes së Bill Klinton

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në ceremoninë e pritjes së ish-presidentit Bill Klinton në Tiranë janë të pranishëm disa nga presidentët shqiptarë në vite, si Rexhep Meidani, Bamir Topi, Alfred Moisiu. Por aty mungon presidenti aktual Bajram Begaj. Nuk dihet se përse ka munguar presidenti Begaj, por duket se vendimi i Ramës për të shpërndarë dekorata si ajo e “Yllit të mirënjohjes” e nxjerr në pozicion dytësor kreun e shtetit, që siç duket ka preferuar të mos jetë fare në ceremoni.

Më herët, kreu i shtetit e përshëndeti vizitën e ish presidentit amerikan me një mesazh në rrjetet sociale: Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!



5 Comments

  1. Rendesi ka qe ishte autori i 2 Prillit, shkelqesia e tij zoti, shoku Gramoz, qe ishte shlelqesia

    e tij z.Balla, dhe vete shkelqesia e dosjes se Dibres “ma nalt o burre ” z. Ulsi Manjaaaaaaaaaaa.

    1. su be qameti pse mungoi mjeku gastrolog i spitalit ushtarak, shqiptareve dhe nje gomar ti vesh ne krye e pranojne

  2. Nuk besoj që të ketë ndonjë qejf mbetje ky sepse nuk ka personalitet dhe integritet as personal as institutional…
    Mos është në Kavajë!?!?

  3. Mungesa eshte tjeter , te kuptohemi, qe sipas rregullit protokollar, pritjen duhej nga presidenti, por lartmadheria Rama, per pompozitet e dukur e eliminoi kete fare presidentin tone, por me gjithate kaqe vle si karat, e perdor diktatori si teneqe. Keta jane shtetaret tane, qe nji psiko KM, i perdredh si do ai. Ky, e kete pushtet kemi. Pushtet pushtesh politik, me ardhmeri kodoshesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *