• |
ide | kryesore

Shevcenko kërkohet nga Kosova, ish-Topi i Artë në Watford për të birin Kristian

-Instant, Sport
Kristian



Kristian Shevchenko, djali 16-vjeçar i Andriy, ish-Topi i Artë, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Watford. Klub anglez në pronësi të familjes Pozzo, që militon në Championship rikthen në Angli mbiemrin Shevcenko. Futbollisti i ri do të luajë kështu për Hornets, pas eksperiencave në nivel të rinjsh me Tottenham dhe Chelsea. Një rastësi e çuditshme e fatit që e solli te Watford adoleshentin 13 vjet nga ndeshja e fundit e babait të tij në ishull. Kristian lindi një ditë pasi Sheva shënoi një gol të mrekullueshëm me fanellën e Chelsea në një ndeshje historike në Premier League, 4-0 kundër Hornets.

Lexo më tej: Shevcenko rrëfen traumën e Stambollit: “Zgjohesha natën duke bërtitur”

Sulmues si rol, Sheva Jr ka lindur në Londër në vitin 2006. Lajmin Kristian e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale: “Jam i lumtur që nënshkruaj me Watford”, ka shkruar ai në Instagram, duke postuar dy foto. E para pranë babait Andriy me kontratën e re dhe një tjetër ku qëndron pranë një tabele me logon e klubit anglez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KMS 🦋 (@kristianms7)

Një zyrtarizim pikërisht në ditën kur Shevcenko jepet pranë pankinës së Kosovës. Nga shkarkimi i Alain Giresse Kosova nuk ka një trajner në pankinë, por kjo nuk do të thotë se nuk është në kërkim. Madje, sipas asaj që filtron nga burime brenda Federatës kosovare të futbollit Dardanët synojnë lart. E kanë vendosur në krye të preferencave të tyre Andriy Shevchenko.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *