• |
ide | kryesore

Shevchenko, presidenti i ri i Federatës ukrainase me vetëm një votë kundër: “Përgëzime e fat të mbarë”

Sport
Shevchenko



Tani është zyrtare: Andriy Shevchenko është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Ish-sulmuesi i Dinamo Kiev, Milan dhe Chelsea ishte i vetmi kandidat në zgjedhjet e zhvilluara sot gjatë Kongresit të XXVI të Federatës, që u mbajt në Kiev. Shevcenko ka marrë 93 vota nga 94 votues. Emërimi i tij u shoqërua me duartrokitje të gjata nga delegatët. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, legjenda e futbollit ukrainas ishte në krye të kombëtares.

Lexo më tej“Fëmijët luajnë futboll mes gropave të bombave”: Andriy Shevchenko rrëfen dramën në Ukrainë

Menjëherë pas zgjedhjes mbërritën urimet e Milan, klubi me të cilin Shevchenko shkroi faqe të paharrueshme të futbollit botëror. “Përgëzime dhe urimet më të mira për Andriy Shevchenko, Presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Fat të mbarë Sheva!” lexohet në postimin e kuqezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *