• |
ide | kryesore

Shevchenko i vendos gishtin në plagë tifozëve të Juventus: “Me atë penallti, u futa në histori”

-Instant, Sport
Shevchenko



Pas kthimit nga pauza ndërkombëtare, Serie A do të fokusohet në San Siro për Milan-Juventus. E një nga protagonistët historikë të ndeshjes është sigurisht Andriy Shevchenko. Me penalltinë e tij ikonë, kuqezinjtë ngritën lart Champions League në 2003 në qiellin e Mançesterit: “Ky ishte goli më i rëndësishëm i karrierës sime – komentoi ukrainasi 20 vjet më vonë -. Ëndrra për të fituar atë trofe dhe për të hyrë në historinë e Milan u bë realitet. Është një klub i veçantë dhe për mua është gjithmonë një Milan i madh”.

Shevchenko është një nga ata kampionë që respektohet edhe nga tifozët kundërshtarë si dhe vlerësohet nga të tijtë: “Unë mendoj se jam një person modest dhe për këtë arsye jam respektuar edhe nga kundërshtarët e mi. Jashtë fushës jam një person normal që ndjek edukatën e dhënë nga prindërit për t’u vënë gjithmonë në dispozicion. E di që shumë kundërshtarë kanë folur mirë për mua”.

Pikërisht te kundërshtarët ish-Topi i Artë u fokusua: “E kam zili besnikërinë e Francesco Totti ndaj Romës. Unë e dua Bobo Vierin, Batistuta ishte i fuqishëm dhe elegant. Ndërsa Del Piero ishte një gjeni që jepte gjithmonë kualitet të madh”. Për ndeshjet derbi me Inter, Shevcenko kujtoi mbrojtësin që e ka shkelmuar më shumë: “Një që më ka dhënë shumë goditje ishte Cordoba. Ai ishte person shumë i dashur, por në fushë më rrihte dhe më pas kërkonte falje”.

Sa i përket golave më të vështirë, Shevchenko kujton një në shtëpinë e Romës në 2003/04: “Një nga më të komplikuarit, në pasimin e Seedorf dhe në një fushë të lagësht. Vendosa në një sekondë të paraprija goditjen me këmbën e majtë dhe shënova. Gjesti teknik ishte vërtet i vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *