• |
ide | kryesore

Dëmi 138 miliardë lekë/ Meta: Korrupsioni, qëllimi madhor i Rilindjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për dëmin ekonomik prej 138 miliardë lekëve për vitin 2022.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”, teksa ka shtuar se çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, është interesi dhe prioriteti i PL-së.

Reagimi i Metës: 

Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”!

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin!

Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e Llogaridhënies është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!



2 Comments

  1. Edi Rama pas kësaj mund të shkoj në Kosovë mund të takohet me Presidenten Osmani Kryetarin e Kuvendit apo partitë politike . Por nuk është fundi I botës që nuk takon Albin Kurtin. Edhe ashtu nuk kanë ndonjë gjë për të sqaruar. Janë të qartë secili në punën e vet. Njëri me Perëndimin e tjetri kundër tij.
    Ai do të shkoj në pesë shtete të rajonit. Do të takojë katër kryetar shtesh sllavë. I vetmi kryeministër që ka refuzar ta pres është Albin Kurti.

  2. Qeveria thote se nuk ka para per indeksimin e pensioneve e gjithe keto miliarda shkojne pershalesh.Pensioni social eshte baraz koston e tredhjes se nje qeni kuksian qe na i morri ne qafe te gjorin Safet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *