• |
ide | kryesore

Një kampion Europe për Juventus: Laporte nëse largohet Bremer, vëmendja edhe te Rodri

-Instant, Sport
laporte



Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por epoka Giuntoli ka filluar te Juventus. Ish-drejtori i Napolit do të nënshkruajë së shpejti një kontratë 5-vjeçare, ndërsa ka vizituar tashmë ambjentet e Continassa. Giuntoli është takuar me drejtorin e përgjithshëm Calvo për të vendosur piketat në merkato. Deri më tani bardhezinjtë kanë blerë përfundimisht Milik nga Marseille dhe Ëeah nga Lille. Pa harruar lamtumirat e Cuadrado, Di Maria dhe Paredes, ky i fundit i kthyer te PSG. Tani duhet të vazhdohet me shitjet dhe këtu është pjesa më e komplikuar për drejtorin sportiv Giuntoli. Në hyrje, ndërkohë, pëlqehet Laporte.

Në fakt, drejtori i ri sportiv duhet të nxjerrë disa lojtarë jashtë projektit. Mes tyre janë Arthur, McKennie, Zakaria, Alex Sandro dhe Luca Pellegrini. Synimi është të arkëtohet sa më shumë, por ka shumë të ngjarë që të largohet edhe një prej emrave të mëdhenj të skuadrës. Kandidatët janë Chiesa, Vlahovic dhe Bremer, ky i fundit tepër i kërkuar në Premier League. Tottenham e Manchester United janë gjithnjë të vëmendshëm për 25 vjecarin. Nëse braziliani do të largohet nga Continassa, Allegri do të kishte nevojë për një qendërmbrojtës të ri.

Lexo më tej: Premier League insiston për Gelson Bremer: edhe Tottenham ka vënë në shënjestër brazilianin

Për këtë arsye sytë e Zonjës së Vjetër, zbulon La Stampa, janë vendosur mbi Aymeric Laporte të Manchester City. Sipas të përditshmes, Laporte vlerësohet për fleksibilitetin e tij. Mbrojtësi, sidoqoftë, i pëlqen edhe Leipzig e Barcelonës. Giuntoli mund t’i ofrojë kampionëve të Evropës një hua të shtrenjtë me të drejtë blerjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *