• |
ide | kryesore

Premier League insiston për Gelson Bremer: edhe Tottenham ka vënë në shënjestër brazilianin

-Instant, Sport
Gelson



Chelsea, Manchester City dhe, tani ndërhyn edhe Tottenham. Premier League dëshiron brazlianin Gelson Bremer, një nga mbrojtësit më të besueshëm të sezonit të kaluar. Sipas Telegraph, Spurs janë klubi më i interesuar për qendërmbrojtësin brazilian të Juventus. Anglezët kanë hequr dorë nga ideja për të vënë baste për Guéhi, të cilin Crystal Palace e vlerësonte në 70 milionë euro. Tottenham duhet të përforcojë një repart, që pësoi një shifër të frikshme prej 63 golash sezonin e kaluar.

Spurs kanë nisur kontaktet e para për të zbuluar situatën e lojtarit dhe, për cështje orësh, një ofertë zyrtare mund të mbërrijë për Juventus. Bardhezinjtë, përballë një oferte veçanërisht të madhe, mund të vendosin ta lejojnë Gelson Bremer të largohet. Idealja për Juventus do të ishte një shifër prej 60 milionë euro, por cështja mund të mbyllet edhe me 50. Juventus duhet të arkëtojë dhe askush nuk konsiderohet më i patransferueshëm.

Lexo më tej: Chiambretti i tërbuar me Bremer: “Ishte kapiteni i Torinos e tani feston?”

Pas largimit të De Ligt, drejt Bayern Mynih, klubi bardhezi pati vendosur të mbulohej me brazilianin. 40 milionë pjesë fikse plus 7 bonuse. Marrëveshja me Torinon dogji interesimin në atë kohë të Inter dhe lojtari u vesh bardhezi. Bremer firmosi një kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milionë neto në sezon. Zikaltrit ishin përpjekur të rrisnin ofertën e tyre në 30 milionë plus 5 bonuse dhe shitjen përfundimtare të Casadeit, xhevahiri i të rinjve të Interit me vlerë 8 milionë. Ajo që Juve vendosi në tavolinë, megjithatë, ishte praktikisht e parefuzueshme. Por tani e parefuzueshme mund të jetë oferta e Spurs.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *