• |
ide | kryesore

Flet Rama: E vërteta e mungesës së takimit me Kurtin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shigjetuar homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti për mungesën e një takimi mes të dyve.

“Nuk jam unë që duhet të flas sepse e kam kërkuar unë takimin dhe është ai që nuk pranon. Ai duhet të sqarojë arsyet e refuzimit. Kanuni? Ishte një shprehje që në fakt kishte një farë kuptimi për situatën. Kanuni thotë që “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”.

Mua nuk më shqetëson kjo. Më shqetëson diçka tjetër. Edhe në këtë koment nuk kemi një përgjigje zyrtare për takimin. Të gjitha qeveritë e tjera kanë reaguar menjëherë nëpërmjet kabineteve kur ne u kemi bërë kërkesën. Në këto momente as nuk mund të kontaktohet kabineti i qeverisë së Kosovës.

Kam bërë aq shumë kërkesa sa as Romeo nuk i ka bërë Zhuljetës për një takim. Ai thotë “Më ka ngel hatri” për anulimin e mbledhjes së qeverive. Po si i bëhet? Do ta lëmë fatin e Kosovës me ngelje hatri?

Unë nuk kam asnjë interes në Kosovë. Nuk kam parti në Kosovë. Kam ardhur këtu për një proces ku çdo vend është i interesuar të marrë pjesë.
Kemi komunikuar. Më saktë unë jam përpjekur të komunikoj por është një moment i vështirë.

Unë kam insistuar që të takoheshim paraprakisht bashkë dhe të ndaja disa shqetësime që të lehtësoja pozicionin e Kosovës. I kam kërkuar Borrell që të shtynte disa ditë masat. Ia kam thënë që nuk mund të bëjë një mbledhje qeverish sikur asgjë nuk po ndodh. Meqë ai e kishte shqetësim ne i firmosëm marrëveshjet.

Është e rëndësishme që ta shfrytëzoj këtë mundësi që më jepni. Ne do presim samitin e Berlinit në Tiranë. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të materializojmë një plan të ri për vendet e Ballkanit Perëndimor” – tha Rama në një intervistë në Klan Kosova. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. More faq e Zi,Kosoven krtikon ne gjdo rasta,I ve sankcione vjen ne Kosoves I pa ftuar ,luj me Kon Je msu Jo me Albin.!

  2. pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

    Në këtë pjesë të deklaratës thuhet se: “Kosova [shpallet] një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”.

    1. Po në kushtetutën e Serbisë e di që Kosova është pjesë e saj?.Pra ti i referohesh deklaratës për të na treguar se Kosova nuk respekton minoritetin serb dhe nuk sheh Serbinë që për një minoritet të vetin nuk respekton një popull të tërë.Pra ti qeke një filoserb si kumandari yt Rama.

      1. Albini ka ber shume pak qe nuk e takoi kete palloshin,heren tjeter ky vellau I Vucicit duhet shpallur non grata!

  3. Ky eshte vëllai i penisin figure pornografike , skipetaret ndihen krenar per kte loqe gjigante, …hapu dhe e fute brenda me soj e sorrollop

  4. Rame ke hyre te real politika. Po vazhdove sipas tekave te tua protogoniste me shume do zhytesh ne labirintin e politikes shqiptar e cila eshte ndryshe nga ajo qe ti di apo qe deshiron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *