• |
ide | kryesore

Arrestohet administratori i klubit të futbollit Korabi në Dibër/ Pritet ekstradimi nga Italia

Lajme, Të fundit



Një 51 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni është arrestuar në qytetin e Peshkopisë.

Fehmi Mziu (Mëziu) është administrator i klubit të futbollit “Korabi” në Dibër.

“Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”,
informoi sot policia e Dibrës.

Operacioni për arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të 51-vjeçarit u u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Dibrës dhe me Interpol Tiranën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *