• |
ide | kryesore

U plagos në Fushë-Krujë/ Jashar Maja: Policia ka frikë!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Maja Rraja konflikti



Jashar Maja, personi i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme nga anëtarët e fisit Rraja, ka dhënë një intervistë këtë të premte për Euronews Albania ku sqaron arsyet e konfliktit.

Ai tha se gjithçka lindi nga dëmtimet që shpërthimet në guroren e Rrajës shkaktonin tek banesa e tij dhe familjarëve të tjerë.

Maja shtoi se është ankuar dhe ka denoncuar në polici dëmtimet që i janë bërë në banesë, por nuk është marrë asnjë masë.

Kjo ka sipas tij ka sjellë “përgjigjen” e Rrajave, të cilët i dhunuan brutalisht me sendet të forta atë dhe djalin xhaxhait të tij, që ndodhet në gjendje të rëndë.

Jashari shtoi se video është bërë qëllimisht nga fisi Rraja për të treguar forcën në zonë, por shtoi se do të hakmerret dhe do ta zgjidhë personalisht nëse shteti nuk reagon dhe t’i kompensojë dëmin.

“Kemi qenë në vëzhgim që përpara dy ditësh. I kemi parë por ne kemi udhëtuar të pa mbrojtur se nuk i kemi borxh askujt. Jemi kërcënuar, do t’iu vrasim dhe me fjalët më banale. Unë nuk do ta lë me kaq këtë situatë. Veç ka ardhur një punonjës policie aty dhe na ka marrë një deklaratë dhe nuk na ka pyetur kush, a jemi të vdekur apo jemi të gjallë. Policia e Fushë-Krujës ka frikë të dalë të na dërgojë ne në Tiranë. Video është filmuar nga ata për të treguar autoritetin, ja kush jemi ne.

Po mos të ketë gajle, se do t’i bëjë dhe unë një video, se ai nuk e di se kush jam. Do t’ia tregoj unë se kush jam. Më njeh në ajër, por kur ta bëjë videon do ta shohë gjithë bota çfarë do t’i bëj Xhelal Rrajës”, tha Maja.



4 Comments

  1. Kur nuk ka shtet vetegjyqesia vendos. Revolta e ketij te njeriu duhet t’ iu kujtoje shqiptareve se secili mund te perballet me monstra te tilla nje dite…

    Nderkohe lideri global, meqe i ka vene punet e shtetit ne vije, del ne ture ballkanike me charterin qe ia paguajme ne nga xhepi.

  2. edhe ti qeke ca loqe me then te drejten, nqs ke ndermend te hakmerresh sek pse e deklaron publikisht. Thjesht beje.

  3. Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *